TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Prill 2024, 21:11

15-vjetori i anëtarësimit në Aleancë, Berisha: Rama me regjimin e tij ‘de facto’ po largon Shqipërinë nga NATO!

Shkruar nga Pamfleti

15-vjetori i anëtarësimit në Aleancë, Berisha: Rama me

Ish-kryeministri, Sali Berisha nga dritarja e banesës ku po vuan masën “arrest shtëpie”, foli për anëtarësimin e e Shqipërisë në NATO dhe situatën e vendit sot.

Në 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Berisha akuzoi kryeministrin Rama se de facto e ka nxjerr vendin nga Aleanca. Sipas tij, Aleanca është klubi i vendeve të lira demokratike, kurse Edi Rama ka rrëmbyer votën shqiptareve.

"Sot pas 15 vitesh, Shqipëria de facto nuk është më anëtare politike e aleancës së Atlantikut të Veriut, pasi Edi Rama ka shkelmuar çdo parim madhor politik të kësaj aleance. Aleanca është klubi i vendeve të lira demokratike, kurse Edi Rama ka rrëmbyer votën shqiptaërve, nuk bën zgjedhje të lira, nuk lejon rotacionin, ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij të zeza. Edi Rama me regjimin e tij de facto po largon Shqipërinë çdo ditë e më shumë nga NATO-ja.

Ai ka vendosur mbi qytetarët e tij regjimin e vjedhjeve më të mëdha në historinë e tyre. Ai ka vendosur në Shqipëri, arrestimet politike dhe përpjekjen për zhdukjen e opozitës. Edi Rama ndërtoi në këto vite, në vendin anëtar të NATO-s, narkoshtetin e parë dhe të vetëm në NATO dhe në Europë. Edi Rama, njëlloj si Oleg Deripaska, pagoi me para krimi, kryezbuluesin e SHBA për të treguar se është edhe ky një horr si horri rus dhe asgjë tjetër", tha Berisha. 

Lini një Përgjigje