Lulzim Basha nuk ka nxjerrë ende listën e 140 kandidatëve për deputete për zgjedhjet parlamentare të 2025, ndërsa premtoi se do ishte gati brenda 31 marsit. Zëdhënësja e PD-së Mirela Krabina tha se lista e kandidatëve do të prezantohet në fillim të muajit maj.
Karabina tha se premtimi nuk mund të mbahej për shkak të procesit të organizimit, duke theksuar se nuk janë nxituar të bëjnë zgjedhje formale.
“Kemi qenë në një proces organizmi. Kishim menduar se do të përfundonte më shpejt. Partia ka qenë në një agresion të brendshëm. Përgjatë kësaj periudhë pas 9 shtatorit procesi ka zgjatur pasi nuk jemi nxituar të bëjmë zgjedhje formale. Por të zgjedhim njerëz me integritet, qëndrestarët. Kështu që zgjati procesi. Strukturat kryesinë e PD-së të degëve në mbarë Shqipërinë do të kenë propozimet e tyre për kandidatët e ardhshëm. Brenda muajit dhe në Kuvendin që do të mbahet në maj që do të bëhet, do të jetë patjetër lista e kandidatëve. Një pjesë nga kryesia e degëve dhe një pjesë tjetër nga kryetari dhe do të kalojnë për miratim te kryesia e PD-së.
Forca e PD është të integriteti moral dhe profesional. Çdo kandidat do ti kalojë ligjit të dekriminalizimi dhe lustracionit”, tha Karabina për “ReportTV”.
Sa i përket grupit të Dialogut që u ngrit mes Rithemelit dhe PS-së në Kuvend, Karabina tha se është një pazar midis dy palëve për interesat e tyre. Ajo theksoi se Basha nuk është i humbur pasi ka propozime të qarta. Karabina tha se edhe pse PS-ja ka dashur pazare, PD nuk ka qenë pjesë e asnjë pazari.
“Bylykbashi paska pasur nevojë të zëvendësuar Alibeajn!. E cilësoi grup dialogu dhe tha se nuk është e qartë si do të funksionojë dhe tha se do të paraqesë propozimet e tyre. Çfarë u arrit? Grupet e dialogut asgjë nuk do të bëjnë përveçse është një pazar për atë që ato kanë rënë dakord mbi grupet që kanë ngritur. Ti ndryshon objektin dhe merr vetëm dy komisione ndërkohë që SPAK i ka mbyllur dyert. Është një Pazar i dukshëm për interesat e dy palëve. Faktorizim i kësaj pjese të opozitës që ka humbur mbështetjen e partnerëve dhe aleatëve. Si mund të jetë Basha i humbur kur ka disa propozime të qarta. Është në interes të qytetarëve shqiptar. Gjikunri ka thënë se PD nuk diti të bëjë kompromise. PS ka dashur Pazar, PD nuk ka qenë pjesë e asnjë pazari”, tha Karabina.
Lini një Përgjigje