TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Prill 2024, 16:12

Olsi Rama i përfshirë te laboratori i Xibrakës? Bardhi kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin!

Shkruar nga Pamfleti

Olsi Rama i përfshirë te laboratori i Xibrakës? Bardhi

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pas denoncimeve të bëra për përfshirjen e vëllait të kryeministrit Edi Rama në laboratorin e kokainës së Xibrakës.

Lidhur me këto denoncime, Bardhi i ka drejtuar një kërkesë Kuvendit të Shqipërisë ku kërkon interpelancë me kryeministrin Edi Rama.

Bardhi ka thirrur në një interpelancë urgjente Ramën, në seancën e 4 prillit 2024, për t’iu përgjigjur një sërë pyetjesh lidhur me përfshirjen e mundshme të vëllait të tij në këtë ngjarje.

Reagimi i plotë:

Derisa SPAK të bëjë detyrën e vet kushtetuese, pa ndikim dhe me profesionalizëm, duke nisur hetimet dhe duke rihapur dosjen e pezulluar nr. 335/1-2016, Bardhi kërkon që Kryeministri Edi Rama të jap shpjegime në Kuvend për 3 çështje:

1- A ka patur informacione nga shërbimet informative apo strukturat e Policisë së Shtetit, për shoqërimin e një familjari të tij me anëtarët e një organizate të strukturuar kriminale, apo për përfshirjen e vëllait të tij në këtë veprimtari kriminale? Nëse po, çfarë masash janë marrë. Nëse jo, a ka kryer verifikime dhe a ka kërkuar informacion, pas të dhënave të bërë publike edhe më parë?

2- A ka kërkuar dhe marrë informacion pse i vëllai, person me lidhje të forta politike, është përdorues i të njëjtit automjet me targë AA653DM, që në kohen e planifikimit dhe aktivitetit kriminal të Laboratorit të drogës në Xibrakë, përdoret nga Olsi Rama dhe 3 anëtarët e tjerë të organizatës kriminale?

3- Çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain tuaj Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë? Çfarë bën i vëllai me të njëjtën makinë, të cilën e përdor në të njëjtën kohë një organizatë kriminale e trafikut të drogës? ”.

“Duke qenë se kjo çështje përbën shqetësim madhor dhe një çështje me natyrë urgjente për opozitën parlamentare, si dhe dhe në kushtet e një mungese tërësore të reagimit, veprimit apo sqarimit të rrethanave nga Kryeministri, në mbështetje të nenit 97 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë përfshirjen e kësaj kërkese për interpelancë urgjente me Kryeministrin në rendin e ditës të seancës së datës 04.04.2024”, thuhet në shkresën e firmosur nga Gazment Bardhi dhe që pritet të depozitohet nesër në mëngjes për shkak të pushimit zyrtar të sotëm.

Lini një Përgjigje