TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Prill 2024, 15:40

Arrestimet e fundit të SPAK, Meta: Shou për të mbuluar skandalet e Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimet e fundit të SPAK, Meta: Shou për të mbuluar skandalet

Opozita vijon të mos jetë e bindur për punën e SPAK. Për Ilir Metën, arrestimet i zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, por edhe të tjera arrestime me urdhër të SPAK, janë përpjekje e Ramës për të krijuar perceptimin se po luftohet korrupsioni në vend.

Ai thotë se Rama është në agoni, pavarësisht se përdor figura të opozitës.

Tani ju qëndrimin tim e dini. Historia e drejtorëve, e ministrave, ish-zëvendëskryeministrave dhe kryetarëve të bashkive, është një histori bedelësh. Dihet që në krye të gjithë piramidës është Edi Rama, dhe SPAK. është një instrument i Edi Ramës.  Sa herë që plasin skandale, përpiqet të krijojë idenë, se po goditet korrupsioni”, tha Meta.

Sinjalet e Metës janë se Rama me arrestimet u mundua të mbulojë denoncimin që u për vëllanë e tij.

Lini një Përgjigje