TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Prill 2024, 17:42

“1 prilli festa e preferuar e Edi Ramës”, PD rendit 10 premtimet e pambajtura të kryeministrit

Shkruar nga Pamfleti

“1 prilli festa e preferuar e Edi Ramës”, PD rendit 10
Partia Demokratike ka ironizuar kryeministrin Edi Rama me rastin e 1 prillit, duke e cilësuar si festën e tij të preferuar. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja tha se në 11 vite pushtet, Rama nuk ka mbajtur asnjë prej premtimeve të tij të bujshme.

Gënjeshtrat më të trasha të kryeministrit sipas tij janë: shëndetësia falas, heqja e TVSH-së për ushqimet bazë, ulja e ja e çmimit të energjisë elektrike, ulja e borxhit publik, rritja e buxhetit të arsimit me 5%, kthimi i emigrantëve në vend, ulja e taksave, subvencionet për bujqësinë, legalizimi dhe uji për çdo shtëpi.

“Në 11 vjet në pushtet, Edi Rama nuk ka mbajtur thuajse asnjë prej premtimeve të tij të bujshme dhe spekulative të vitit 2013. Partia Demokratike e konsideron Edi Ramën gënjeshtar patologjik dhe kjo del e qartë nga vetëm një pjesë e listës së premtimeve të tij të pambajtura, që ne i konsiderojmë më kryesoret. Më poshtë është hit parade me 10 gënjeshtrat më të trasha të Kryeministrit:
-25 Maj 2013: 300 mijë vende punë
-27 Maj 2013: Shëndetësi falas brenda 4 viteve të para të qeverisjes sonë.
-29 Maj 2013: Heqja e TVSH-së për ushqimet bazë
-25 Maj 2013: Ulja e çmimit të energjisë elektrike.
-13 Qershor 2013: Uljen e Borxhit publik
-13 Qershor 2013: Buxheti për arsimin do rritet në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto
-25 Qershor 2013: Legalizime falas + Ujin në çdo parcelë e shtëpi
-25 Maj 2013: Uljen e taksave për 95% të qytetarëve
-15 Qershor 2017: Subvencione për bujqësinë. Heqja e taksës së naftës.
-27 Maj 2013: Kthimi i emigrantëve në vend”, tha Kraja.

Ai nuk i komentoi premtimet, pasi sipas tij, shqiptarët i dinë të gjitha. Por Kraja zgjodhi të komentojë deklaratën që Rama ka bërë në 2013, ku thoshte se do të ndërtonin mirëqenien dhe kushtet që emigrantët të ktheheshin, e mos rropateshin në tokat e fqinjëve.

Kraja tha se Partia Demokratike e ka shpopullimin e vendit një prej shqetësimeve kryesore, pasi jo vetëm që është premtim i pambajtur, por Rama e ka degjeneruar emigrimin. Ai akuzoi Ramën se shpopullimin e vendit e ktheu në një projekt politik duke menduar se kundërshtarët më të mirë janë ata që largohen nga vendi.

“Siç e vutë re nuk komentuam asnjë prej premtimeve të pambajtura, sepse nuk kanë nevojë për koment. Shqiptarët e dinë vetë a u janë rritur taksat, a është ulur çmimi i dritave, a paguajnë më pak për ushqimet, e me radhë. Në vitin 2013 Rama deklaronte: “Ne do të ndërtojmë mirëqenie dhe do të krijojmë kushtet që dhe bijtë tuaj të kthehen nga andej nga janë. Mos rropaten më në tokat e fqinjëve, po të vijnë dhe të ndërtojnë të ardhmen dhe pasurinë e tyre këtu në tokat e stërgjyshërve të tyre”.
Kjo ka nevojë për koment, sepse Partia Demokratike e ka shpopullimin e vendit një prej shqetësimeve kryesore të qëndrimeve dhe politikave të saj. Ky, jo vetëm është premtim i pambajtur, por Edi Rama e ka degjeneruar emigrimin minimal të shqiptareve, madje kthimin e tyre në atdhe gjatë 8 viteve të Partisë Demokratike në qeverisje, në një eksod biblik i hasur vetëm në periudhën 90-92”, tha ai.

Sipas tij, Edi Rama e ktheu shpopullimin në projekt politik, me idenë se kundërshtarët më të mirë janë ata që largohen dhe nuk të votojnë kundra.

akil kraja patia demokratike edi rama

Lini një Përgjigje