
Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo ka komentuar situatën e krijuar në Himarë pas arrestimit të dy kryebashkiakëve, por edhe incidentin kur detyra ju kalua nënkryetares.
Në një intervistë televizive, Tavo tha se ishte i bindur që sjellja e personit që e pështy ishte e nxitur politikisht.
Ai tha se grupimet politike që motivojnë njerëzit të kryejnë veprime të tilla mendojnë se mund t’ia arrijnë qëllimit. Tavo u shpreh se gjërat duhen zgjidhur me dialog dh bashkëpunim, teksa kritikët i cilësoi pakicë.
"Nuk jam i ri në politikë. Jam i mësuar me reagime të tilla edhe më përpara nga njerëz dhe grupime njerëzish. Sidomos në fillimin e karrierës time politike edhe në zonën time, por që me kalimin e kohës ishin po këta njerëz që jo vetëm janë penduar por janë kthyer në mbështetësit e mi më të zjarrtë. Prova është në Gjirokastër. Ajo që është për të ardhur keq është sjellja e njërit prej personave në atë sallë. Jam i bindur që ka qenë sjellje e nxitur politikisht nga grupime politike që mendojnë se duke ushtruar qoftë dhe dhunë jo fizike por të formave të tjera mendojnë se mund t’ia arrijnë qëllimit.
Nuk më bën përshtypje por jo vetëm ai rast por dhe raste të tjera kanë treguar se asgjë nuk zgjidhet duke e tensionuar situatën por me dialog, bashkëpunim e konsensus. Në Himarë qetësi ka qenë dhe qetësi do të jetë. Nuk trazohet qetësia nga një grupim i vogël njerëzish në këshillin e bashkisë së Himarës. Kam folur për shumë çështje. Kjo ka qenë një pjesë shumë e vogël e bisedës tonë", tha Tavo gjatë një interviste për “ReportTV”.
Lini një Përgjigje