TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Prill 2024, 20:00

Zbardhet pasuria e Ramës në 20 vite/ Si ndryshuan pronat kur ishte kryetar bashkie dhe pasi u bë kryeministër, ja deklarimet

Shkruar nga Pamfleti

 

Zbardhet pasuria e Ramës në 20 vite/ Si ndryshuan pronat kur ishte
Familja Rama

Ja pasuria e kryeministrit Rama që nga viti 2003 dhe deri më tani, prona, llogari, kredi, etj...

Zbardhet pasuria e plotë e deklaruar nga kryeministri Edi Rama për afro 20 vite. “Pamfleti” po sjell sot deklarimin pasuror të Ramës që nga viti 2003, vit dhe kur nisi deklarimi pasuror për politikën e deri në vitin 2022, kur është dhe viti i fundit (të dhënat për vitin 2023 nuk janë publikuar). Në ditë në vijim do të vijojmë me emra të tjerë të politikës.

Në deklarimin e parë, pra 2003, Rama ka deklaruar një apartament parafabrikat 1+1 të përfituar nga privatizimi pas rrëzimit të regjimit komunist. Më tej ka deklaruar një studio artistike të trashëguar nga babai i tij, si dhe një numër koleksionesh artistike. Gjithashtu pjesë e deklaratës janë disa kursime cash në vlerën e 3.5 milionë lekëve dhe paga si kryetar bashkie dhe anëtar i KRRT. Në këtë vit Rama ka deklaruar dhe marrjen e një kredie me vlerë 2.5 milionë lekë. Më pas prej vitit 2004 dhe deri në vitin 2007 kryeministri ka deklaruar vetëm të ardhurat si kryetar i Bashkisë Tiranë. Në vitin 2008 ai ka deklaruar 2 llogari bankare dhe pagën e tij si kryetar bashkie. Deri në vitin 2010 ka vijuar e njëjta situatë ku janë deklaruar 2-3 llogari bankare në vlera të ulëta dhe paga si kryebashkiak. Por po në këtë vit kryeministri ka deklaruar dhe pasurinë e bashkëshortes së tij, zonjë Lindita Rama. Ajo ka deklaruar apartament me sipërfaqe 146.15 m2 tiranë, vlerë rreth 19 milionë lekë. Garazh me sip 17 m2, me vlerë rreth 1.3 milionë lekë; Tokë arë në Surrel, 2582 m2, 500.000 lekë; Tokë arë në Surrel, 1995.5 m2, 586.650 lekë; Kontratë huaje pa interes, 40 mijë euro; Apartament dhënë me qera, 19.440 euro dhe Pagesë për shkollimin e vajzës, 8.000 CHF.

Pasuria si kryeministër

Në vitin 2013 Rama fitoi zgjedhjet dhe u bë kryeministër. Në këtë vit ai ka deklaruar apartament banimi Tiranë, tip parafabrikat me sip. 59 m2 , vlera 5.422.100 lekë. Një studio artisti Tiranë, sip. 65 m2, me trashëgimi nga babai, vlerë 2.500.000 Lekë. Ka deklaruar që është bashkëpronar me 50% e ku 50% të tjera pjesë e regjimit martesor me bashkëshorten Lindita Rama, shtëpi banimi me sipërfaqe të padeklaruar, përcaktuar një kat, me vlerë ndërtimi 39.607.741 lekë, vendndodhja e shtëpisë në fshat Surrel, Komuna Dajt, pasuri që justifikohet me dokument leje ndërtimi, momenti i deklarimit pa titull pronësie. Rama ka deklaruar Llogari bankare, 2.007 789.3 lekë, burim të ardhurash paga e mëhershme dhe shitja e librit "Kurban". Para kesh 988.700 lekë, burim i të ardhurave kursime personale.

Në viti në vijim më aps ëhstë bashkëshortja e itj q ëka deklarur apsuri të alrë dhe në vitn efundit djali.  Në vitet e mëparshme Rama deklaronte fitime të larta nga pikturat dhe nga libri “Kurban”. Për shembull në vitin 2020 ka deklaruar afro 18 milionë lekë të vjetra fitime. Por shitjet duket se i kanë rënë kryeministrit, i cili ka deklaruar vetëm 2.200 euro nga të ardhurat artistike në 2022.

Gruaja e tij, Lindita Rama ka deklaruar se ka blerë dy sipërfaqe toke me vlerë 25 mijë euro dhe 30 mijë euro. Ndërkohë djali i tij deklaron se ka blerë një garazh 10 milionë lekë të vjetra dhe një apartament 95 milionë lekë të vjetra. Ai shprehet se paratë për apartamentin i ka siguruar nga shitja e dy veprave artistike me vlera 75.000 euro dhe 42.483 euro. /Pamfleti

Deklarimi pasuror i Ramës ndër vite

VITI 2003

Apartament parafabrikat 1+1, fituar nga privatizimi

Studio artisti, 65 m2, trashëgimi nga babai

Koleksion nga krijime artistike

Kursime CASH, 3.5 milionë lekë

Paga si kryetar Bashkie Tiranë, 1.74 milionë lekë

Paga si anëtar i KRRT, 0.05 milionë lekë Kredi për riksontruksion të studios së

artistit, 2.5 milionë lekë

VITI 2004

Detyrim shlyerje kredie, 1.851.415 lekë

Paga si kryetar bashkie, 1.477.345 lekë

Honorare në KRRT, 34.984 lekë

VITI 2005

Paga si kryetar bashkie, 1.656.572 lekë

Honorare në KRRT, 46.000 lekë

Vijon shlyerja e kredisë

VITI 2006

Paga si kryetar bashkie, 1.567.112 lekë

Vijon shlyerja e kredisë

VITI 2007

Paga dhe shpërblime si kryetar bashkie, 1.641.271 lekë

Vijon shlyerja e kredisë

VITI 2008

Llogari në Credins Bank, kursime nga paga, 40.938 lekë

Llogari në Credins Bank, çmime dhe honorare, 2.935 euro

Paga dhe shpërblime në fundvit, 1.850.807 lekë

Vijon shlyerja e kredisë

VITI 2009

Llogari në Credins Bank, -30.900 lekë

Llogari në Credins Bank, -1.859 euro

Paga, 1.678.364 lekë

Pagesë e lejes së pakryer, 90.409 lekë

Paga në KRRT, 9.000 lekë

VITI 2010

Llogari në Tirana Bank, 221.421 lekë

Llogari në Credins Bank, 23.597 lekë

Llogari në Credins Bank, -1.434 euro

Kursime CASH, 500.700 lekë

Bashkëshortja Lindita Rama

Apartament me sipërfaqe 146.15 m2 tiranë, vlerë rreth 19 milionë lekë

Garazh me sip 17 m2, me vlerë rreth 1.3 milionë lekë

Tokë arë në Surrel, 2582 m2, 500.000 lekë

Tokë arë në Surrel, 1995.5 m2, 586.650 lekë

Llogari bankare në Intesa San Paolo, 4.952 euro

Depozitë në Intesa San Paolo, 19.500 euro

Depozitë në Intesa San Paolo, 50.03 euro

Llogari në Intesa San Paolo, 153.91 euro

Llogari në Union Bank, 165 CHF (Franga Zvicerane)

Kontratë huaje pa interes, 30 mijë euro Kontratë huaje pa interes, 40 mijë euro

Paga nga mësimdhënia në UET, 3.423 euro

Paga në Qendrën për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor, 540.000 lekë+9.850 euro dhe 2.200 USD

Kryetare bordi në Open Society Fundation, 624.000 lekë

Apartament dhënë me qira, 19.440 euro Pagesë për shkollimin e vajzës, 8.000 CHF

 

VITI 2011

Llogari në Tirana Bank, +792.472 lekë

Gjendje e llogaris në Credins Bank, 23.419 lekë

Llogari në Credins Bank, 0.07 euro

Gjendje CASH, -160 mijë lekë

Paga neto, 932.954 lekë

Bashkëshortja Lindita Rama

Llogari në Intesa San Paolo Bank, -375 euro

Llogari në Intesa San Paolo Bank, -1.050 lekë

Llogari në Intesa San Paolo Bank, +16.850 euro

Llogari në Intesa San Paolo Bank, 10.481 USD

Llogari në Union Bank, -165.96 CHF

Qendra për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor, 480 mijë lekë+11.800 euro+10.500 USD

Qera nga apartamenti, 9.720 euro Pagesë shkollimi vajzës, 3.000 CHF

VITI 2013

Apartament banimi Tiranë, tip parafabrikat me sip. 59 m2 , vlera 5.422.100 lekë

Studio artisti Tiranë, sip. 65 m2, me trashëgimi nga babai, vlerë 2.500.000 Lekë

Bashkëpronar me 50% e ku 50% të tjera pjesë e regjimit martesor me bashkëshorten Lindita Rama, shtëpi banimi me sipërfaqe të padeklaruar, përcaktuar një kat, me vlerë ndërtimi 39.607.741 lekë, vendndodhja e shtëpisë në fshat Surrel, Komuna Dajt, pasuri që justifikohet me dokument leje ndërtimi, momenti i deklarimit pa titull pronësie

Llogari bankare, 2 007 789,3 lekë, burim të ardhurash paga e mëhershme dhe shitja e librit "Kurban"

Para kesh 988 700 lekë, burim i të ardhurave kursime personale

Detyrim i papaguar subjektit ndërtues të shtëpisë së banimit në Surrel me vlerë 12 056 241 lekë, detyrim si pjesë e regjimit martesor 50 me 50 me bashkëshorten

Detyrim i papaguar i qira vjetore apartament banimi sipas kushtit për pagim një herë në vit, vlera e detyrimit -573 280 lekë

Paga 10 shtator – 31 dhjetor 2013 ka gjeneruar të ardhura në masën 694 358 lekë

Lindita Rama

Apartament sip. 146.15 m2 + verandë

68 m2 + garazh 17 m2, vendndodhja Tiranë, blerë me pjesë në 2015 dhe 2009

Pronare e tokë arë me sip. 4 483.5 m2 Surrel, Dajt, blerë në vitet 2005 dhe 2009,

me titull pronësie për tokë arë

Zotëron vlerën e dhënë si hua të tretëve prej 70 000 euro, hua pa interes, e papërcaktuar data e huadhënies

Gjendje llogari bankare, 6.206.644.3 lekë

Paga 1.010.016 lekë

Të ardhura nga qiradhënia e aparatmentit nën pronësi 505 008 lekë

Në datën 22.10. 2013 është marrë kredi në një bankë të nivelit të dytë në vlerën 80 000 euro, me afat shlyerje 10 vjet, pjesë e regjimit martesor ku bashkëshortët detyrohen me nga 50%

të vlerës secili.

VITI 2014

Të ardhura nga paga si kryeministër, 2 173 405 lekë

Të ardhura nga honorare te tjera, 161 468 lekë

Të ardhura nga vijimi i shitjes së librit "Kurban', 159 700 lekë

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 234 555 lekë

Gjendja cash pakësuar me 645 700 lekë

Kredi në një bankë të nivelit të dytë, vlera e detyrimit financiar të pashlyer, - 72 022 euro, marrë më 22.10.20013, me principal 80 000 euro, afat shlyerje 10 vjet, pjesë e regjimit martesor ku bashkëshortët detyrohen me nga 50 % të vlerës secili

Lindita Rama

Të ardhura nga puna si eksperte, 8 582 342 lekë

Gjendja e llogarisë bankare personale, shtuar me 427 546 lekë

Pronare 100 % e një tokë arë me sip. 886.5 m2 Surrel, Tiranë, blerë më 06.02.2014, si rikthim i sipërfaqes së tokës në gjendjen fillestare, tashmë pjesë integrale e tokës ku është ndërtuar godina e banimit, me vlerë 400 000 lekë Të ardhura nga qiraja ap. Tiranë, 744 269 lekë

Të ardhura nga interesat bankare, 9 642 lekë

VITI 2015

Të ardhura nga paga, 2.037.188 lekë

Të ardhura nga krijimtaria artistike: shitje libri Kurban, shitje punë artistike vlera neto me detyrime tatimore të zbritura 2.694.009 lekë

Paguar bashkërisht me zonjën Rama, gjatë 2015, detyrim në vlerën . 099 euro për kredinë e marrë në bankë të nivelit të dytë, aktivizuar kredia në 22. 10. 2013 me vlerë 80.000 euro, afat shlyerje 10 vjet.  Shuma e mbetur pa paguar pas datës 31 dhjetor 2015 është 64.923 euro

Lindita Rama

Shtuar në llogarinë personale në bankë gjatë vitit 2015 vlera 3.044.470 lekë

Shtuar Gjendja Cash shtuar me 115.000 lekë

Të ardhura nga paga dhe puna si eksperte, 1.929.676 lekë

Të ardhura nga qira apartamenti, 1.939.237 lekë

Të ardhura nga interesa bankare, 4.294 lekë

Djali Gregor Rama

Fituar nga shitja e veprave të artit 3.400 euro.

Pakësuar një llogari bankare me minus 197.629 lekë

VITI 2016

Të ardhura neto nga paga dhe shpërblime, 2.021.748 lekë

Të ardhura nga honorare, 204.000 lekë

Gjendje llogarisë bankare, 1.043.896 lekë

Detyrime të papaguara në vlerën 30 638 euro për kredi bankare aktivizuar më 22.10.2013 me principal 80 000 euro dhe afat shlyerje 10 vjet, pjesë e regjimit martesor

Lindita Rama

Të ardhura neto nga paga si eksperte, 3.142.579 lekë

Të ardhura neto nga honorare, 814.085 lekë

Të ardhura neto nga qira ap. banimi, 2.069.019 lekë

Të ardhura neto nga interesa bankare, 2.902 lekë

Gjendje llogarisë bankare, -601.699 lekë

Gjendje para kesh, 78.000 lekë

Gregor Rama

Të ardhura nga krijimtari dhe shitje punë artistike, 25.000 euro

Djali, gjendje llogarisë bankare, 2.177 lekë

Gjendje e llogarisë bankare, 14.831 euro

Blerë veturë tip Audi, 400.000 lekë

Detyrime të papaguara në vlerën 432.000 lekë për qira me afat 2-vjeçar

Detyrime të papaguara në vlerën 400.000 lekë, të marra hua

VITI 2017

Llogaria bankare pakësuar me 319.183 lekë

Shitje apartament banimi parafab rikat, me sipërfaqe 59 m2, me vlerë 5.000.000 lekë

Të ardhura nga paga për 2017, 2.015.199 lekë

Të ardhura nga krijimtaria artistike, 3.894.352 lekë

Honorare të tjera, 51.000 lekë

Detyrim kredie në Intesa SanPaolo, 80 mijë euro, me afat 10 vjet, aktivizuar në 2013, detyrimi i mbetur 26.460 euro

Lindita Rama

Të ardhura personale, plus 5.092.665 lekë

Gjendja cash, – 50.000 lekë

Blerje tokë ullishte dhe arë në Surrel me sipërfaqe 2 240 m2, me vlerë 6.930.000 lekë

Të ardhura nga puna si eksperte, 1.849.983 lekë

Të ardhura nga honoraret, 1.241.276 lekë

Qira apartamentet, 2.712.180 lekë Interesa bankare, 2.394 lekë

Gregor Rama

Llogari bankare në Tirana Bank, – 9.000 lekë

Llogari bankare në Tirana Bank, + 3.131 euro

Të ardhura nga shitje e veprave të artit, 28 mijë euro

Kontratë qiraje me afat 2-vjeçar, 432.000 lekë

Marrë hua, 400.000 lekë

Viti 2019

Të ardhura neto në vlerën 2 024 485 lekë nga paga si Kryeministër i Shqipërisë për vitin 2019.

Të ardhura neto në vlerën 4 633 760 lekë nga krijimtaria artistike – shitja e punëve artistike.

Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, të ardhura neto në vlerën 2 380 000 lekë nga paga.

Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, të ardhura neto në vlerën 1 876 793 lekë për konsulenca dhe ekspertiza të ndryshme.

Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, të ardhura neto në vlerën 2 717 178 lekë nga qiradhënia e një apartamenti në Tiranë.

Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, të ardhura neto në vlerën 2 782 lekë nga interesat bankare.

Djali, Z. Gregor Rama, të ardhura në vlerën 12 000 euro nga shitja e një automjeti të tipit “Audi”.

Djali, Z. Gregor Rama, të ardhura neto në vlerën 27 150 euro nga shitja e veprave të artit.

 Djali, Z. Gregor Rama, të ardhura në vlerën 36 481 euro nga likuidimi. Gregor Rama është aksioner i vetëm i shoqërisë “Magenta sh.p.k.”, me NIPT L81616023T, e themeluar në 16.04. 2018 dhe e likuiduar në 11. 01. 2019.

SHPENZIME TE DEKLARUARA, 2019

Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, shpenzuar shumën 4 380 euro si shlyerje të kësteve të kredisë bankare të marrë në vlerën 80 000 euro në 2013-ën.

Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, shpenzuar shumën 3 000 000 lekë për blerjen e pasurisë së paluajtshme tokë truall me sipërfaqe 80 m2 .

Djali, Z. Grigor Rama, shpenzuar shumën 15 000 euro për blerjen e automjetit të tipit “BMË”.

Djali, Z. Gregor Rama, shpenzuar shumën 360 000 lekë për shlyerjen e detyrimit të kontratës së qirasë deri në 31.07.2019.

Djali, Z. Gregor Rama, shpenzuar shumën 150 000 lekë për shlyerjen e detyrimit të kontratës së qirasë që prej 01.08.2019.

VITI 2020

Të ardhura neto 1 772 430 Lekë nga paga si Kryeministër.

Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, 2 557 Lekë të ardhura nga interesa bankare.

Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, 2 535 023 Lekë të ardhura neto nga qira apartamenti.

Të ardhura 1 806 335 lekë nga veprimtaria artistike, shitja e punimeve artistike.

Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, 2 520 000 Lekë të ardhura neto nga paga.

Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, 2 489 889 Lekë të ardhura neto nga konsulenca dhe ekspertiza të ndryshme.

Djali, Gregor Rama, të ardhura neto 25 000 Euro nga shitja e veprave të artit.

Zoti Rama deklaron pakësimin e llogarisë bankare me 511 359 Lekë.

Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, deklaron plus 7 751 474 Lekë nga të ardhura personale dhe të ardhura nga shitja e punëve artistike të bashkëshortit ne gjendjen e llogarisë bankare. data e raportimit 31 dhjetor 2020.

Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, deklaron pakësimin e gjendjes cash me 36 000 Lekë.

Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, deklaron 13 325 Euro si gjendje detyrimi të kredisë me vlerë fillestare 80 000 euro me afat 10 vjet e filluar në vitin 2013.

Djali, Gregor Rama, deklaron 71 561 Lekë shtesë në llogarinë bankare.

Djali, Gregor Rama, deklaron pakësimin me 8 132 Euro të një llogarie bankare në Euro.

Djali, Gregor Rama, deklaron shtimin me 18 500 Euro të fondit të investimit në Euro.

Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, deklaron pagesën 4 482 Euro për këstet e kredisë me vlerë fillestare 80 000 Euro marrë në 22.10.2013 me afat shlyerjeje 10 vjet.

Djali, Gregor Rama,shlyer 360 000 Lekë për Kontratë Qira.

VITI 2022

EDI RAMA

Llogari bankare

Detajet e ndryshimit: Pakësuar

Vlera: 100,988.90 ALL

Të ardhura nga krijimtaria artistike

Nga data: 01/01/2022

Në datë: 31/12/2022

Shuma Neto: 2,274.60 EUR

Të ardhura nga paga

Nga data: 01/01/2022

Në datë: 31/12/2022

Shuma Neto: 2,036,306.00 ALL

LINDITA RAMA (Bashkëshortja)

Pasuri e paluajtshme

Tipi i pasurisë: Arë

E regjistruar, Data e regjistrimit: 05/12/2022

Data e transaksionit: 18/11/2022

Vlera e pasurisë: 25,000.00 EUR

Sipërfaqja totale e asetit: 500.00 m2; Pjesa takuese: 100 %

Pasuri e paluajtshme

Tipi i pasurisë: Arë

Data e regjistrimit: 05/12/2022 Tipi i të drejtës: Pronar

Vlera e pasurisë: 30,000.00 EUR

Sipërfaqja totale e asetit: 600.00 m2 Pjesa takuese: 100 %

Gjendje cash

Shtuar

Vlera: 60,000.00 ALL

Llogari bankare

Detajet e ndryshimit: Pakësuar

Vlera: 3,734,236.00 ALL

Gjendja deri në datën: 01/01/2022 Data e mbylljes: 31/12/2022

Të ardhura të tjera Punësimi dhe Ekspertiza

Nga data: 01/01/2022

Në datë: 31/12/2022

Shuma Neto: 7,951,661.00 ALL

 

GREGOR RAMA (Djali)

Pasuri e paluajtshme: 

Tipi i pasurisë: Garazh

Data e regjistrimit: 06/09/2022

Tipi i të drejtës: Pronar

Data e transaksionit: 30/08/2022

Vlera e pasurisë: 1,000,000.00 ALL

Sipërfaqja totale e asetit: 22.00 m2

Pjesa takuese: 100 %

Pasuri e paluajtshme

Tipi i pasurisë: Apartament

Data e regjistrimit: 06/09/2022

Tipi i të drejtës: Pronar

Data e transaksionit: 30/08/2022

Vlera e pasurisë: 9,500,000.00 ALL

Sipërfaqja totale e asetit: 99.50 m2 Pjesa takuese: 100 %

Burimi i Krijimit:  Të ardhura, Shuma: 9,500,000.00 ALL

Te ardhura nga veprimtaria ime artistike.

Gjate vitit 2022 jane depozituar te ardhura nga shitja e dy veprave te mia me vlere neto 75.000 euro dhe 42.483 euro.

Llogari bankare

Detajet e ndryshimit: Pakësuar

Vlera: 106,280.00 ALL

Gjendja deri në datën: 31/12/2022

Llogari bankare

Detajet e ndryshimit: Pakësuar

Vlera: 6,276.92 EUR

Gjendja deri në datën: 31/12/2022

Fonde investimi

Detajet e ndryshimit: Pakësuar

Vlera: 7,391.85 EUR

Gjendja deri në datën: 31/12/2022

Të ardhura të tjera

Nga data: 01/01/2022 Në datë: 31/12/2022

Shuma Neto: 49,980.00 EUR

Të ardhura të tjera

Te ardhura nga shitja e nje instalacioni (veper arti)

Nga data: 01/01/2022

Në datë: 31/12/2022

Shuma Neto: 75,000.00 EUR

Ky lajm është ekskluziv i "Pamfletit", ndalohet kopjimi apo ripublikimi pa citur burimin. 

Lini një Përgjigje