TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2024, 13:06

Plas debati te 'Shëndetësia', Zhupa-Bilalit: Po veproni si grup i strukturuar kriminal

Shkruar nga Pamfleti

Plas debati te 'Shëndetësia', Zhupa-Bilalit: Po veproni si

Mbledhja e Komisionit Hetimor për çështjet e Shëndetësisë është shoqëruar me debate të forta. Zhupa, Bilali dhe Vokshi janë përfshirë në debat, teksa deputetja Ina Zhupa i drejtohet Bilalit duke i thënë se 'po silleni si grup i strukturuar kriminal'.

Ndërsa Vokshi shton se kryeministri Rama do të dëshmojë në komision pasi ndodhet pas koncesioneve dhe është 'koka' e grupit kriminal.

Debati:

Bilali: Jam doktoreshë shkencash, kam ardhur në këtë komision për të përfaqësuar PS-në.

Vokshi: Po bëni show.

Bilali: Ju e drejtoni këtë komision. Unë e kërkoj nga ju, nuk po sugjeroj, që si drejtuese e Komisionit të vendosni një standard për të gjithë ne. Në vijim e tutje këto epitete, krahasime, mos të ishin për asnjë nga palët.

Zhupa: Siç je ti doktoreshë shkencash, jam edhe ju, por ju po silleni si grup i strukturuar kriminal. Po mbroni njërit-tjetrin për të mos zbatuar ligjin. Këtë krahasim do ta keni gjithmonë për aq kohë sa do të shkelni ligjin dhe do të mundoheni që të mbroni njëri-tjetrin.

Vokshi: Këto do të jetojnë të gjithë dhe ata që kanë ngrënë kumbulla, apo mandarina. Ato kanë vepruar si grup kriminal, ndaj mos u bëni mburojë e këtij abuzimi. Nëse dilni mburojë e këtij grupi të strukturuar kriminal, ndaj ju bëheni palë. Mos e mbroni korrupsionin. Edi Rama do thirret dëshmitar sepse është pas koncesioneve, është koka e grupit të strukturuar kriminal. Do ta dëshmojmë në këtë komision.

Lini një Përgjigje