TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2024, 12:16

Bardhi kërkoi çregjistrimin e Bashës si kryetar i PD, shtyhet seanca

Shkruar nga Pamfleti

Bardhi kërkoi çregjistrimin e Bashës si kryetar i PD, shtyhet

Shtyhet për në datën 30 prill seanca për shqyrtimin e kërkesës së depozituar nga kreu i të grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi për çregjistrimin e emrit të Lulzim Bashës si kryetar të PD-së.

Gjatë kësaj kohe, Gjykata e Tiranës do të administrojë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë, qe ktheu për rigjykim në Apel çështjen e PD.

Në të njëjtën seancë do të shprehet edhe për legjitimimin ose jo të grupit të Bashës si palë në proces.

Kujtojmë se, Këshilli Kombëtar i PD më datë 27 korrik 2023 vendosi të kërkojë çregjistrimin e ish kryetarit të PD Basha nga regjistri i partive politike. Grupimi i përfaqësuar nga ky i fundit ka bërë kërkesë që të bëhet pjesë si palë në proces.

“Përfaqësimi ndaj të tretëve bëhet nga kryetari, as nga Këshilli Kombëtar. Kanë tagër të caktimit ose zgjedhjes së një kryetari të ri”, tha përfaqësuesi ligjor i zotit Basha për mediat pas përfundimit të seancës.

 

 

Lini një Përgjigje