TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2024, 11:52

Ndreca tentoi të largohet nga mbledhja, Zhupa: Je në hall të madh, ke frikë të firmosësh për konfliktin e interesit

Shkruar nga Pamfleti

Ndreca tentoi të largohet nga mbledhja, Zhupa: Je në hall të

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa thotë se Plarent Ndreca ka frikë të firmosë deklaratën që s’ka konflikt interesi.

Zhupa u shpreh se ka aq shumë frikë sa u çua të largohet nga mbledhja.

Ndërkohë, përveç Ndrecës që e akuzojnë se në konflikt interesi ka qenë avokat i Arben Gjatës, opozita hodhi akuza edhe për deputeten Milva Ekonomi.

“E kuptoj që Ndreca është në hall të madh, e bëri të ikë në vrap nga komisioni, por nuk e di kush e ktheu nga celulari. Ndreca duhet ta dijë që nuk mund të hedhë asgjë në votim se është nënkryetar, e dyta nuk hidhet në votim ligji. Ju dhe ne e kemi detyrim të firmosim formularin për konflikt interesi. Ju nuk e pranuat që jeni në konflikt interesi, firmose dhe do shkojë në ILDKPI, dhe ta vërtetojë nëse je apo jo. Prandaj ke frikë. Po ashtu Milva Ekonomi ka qenë zv.ministre kur janë miratuar këtë koncesione. Zonja është thirrur në prokurori se thuhet se Ekonomi dhe Rrepaj kanë firmosur, ka qenë kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave. Unë nuk e di nëse lajmet janë të vërteta, por janë publike se keni firmosur në mungesë të zotit Beqaj. Ekonomi dhe ju të merrni përgjegjësi, firmosni sipas ligjit formularin e deklarimit. Se kuptoj irritimin tuaj, nuk e di pse u bërë kaq emocional, është detyrim ligjor ta bëjmë”, tha Zhupa.

Lini një Përgjigje