TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2024, 12:59

Komisioni Hetimor për ‘Shëndetësinë’, PS kundër formularit për konfliktin e interesit; caktohen ekspertët

Shkruar nga Pamfleti
Komisioni Hetimor për ‘Shëndetësinë’, PS
Komisioni Hetimor për ‘Shëndetësinë’

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë ka caktuar ekspertët, dy nga opozita dhe dy nga mazhoranca.

Ekspertët janë Meri Lika dhe Franci Nuri nga Rithemelimi dhe Bledar Skënderi dhe Ermir Bejtja nga PS.

Sot mbledhja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë është shoqëruar sërish me debate mes opozitës dhe mazhorancës. Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi ka hedhur akuza ndaj mazhorancës se po tenton që të kontrollojë punën e këtij komisioni. Sipas Vokshi, sekretari Klevis Xhoxhi ka ushtruar presion e shantazh ndaj stafit mbështetës për komisionin.

Në sa anë më ka ardhur mua biseda shantazhueshe që kishit bërë ju me stafin. Mos e përsërisni më”, tha Vokshi.

Akuzat u hodhën poshtë nga sekretari Xhoxhi i cili tha se janë thashetheme korridoresh, ndërsa nënkryetari socialist Plarent Ndreca tha se PS zbaton vetëm ligjin.

"Bazohesh në thashetheme korridoresh. Ligji thotë që komisioni zgjedh një sekretar që drejton çështjet administrative. Takimi që është bërë me sekretarinë e komisionit ka pasur vetëm një axhendë për zbatimin e ligjit", tha Xhoxhi. 

Anëtarët socialistë të Komisionit Hetimor për Shëndetësinë kanë votuar kundër futjes në rend dite të formularit për konfliktin e interesit. 8 vota kundër dhe 7 vota pro ishte rezultati i votimit.

Kryetarja e komisionit, Albana Vpskhi tha se opozita e ka firmosur deklaratën e konfliktit të interesit, ndërsa mazhoranca refuzon.

Mazhoranca refuzon futjen në rendin e ditës të formularit për konfliktin e interesit. E keni të qartë se ca hetimi janë të përgatitur për të bërë për këto dy koncesione që vlejnë 100 mln euro. Meqë mazhoranca e refuzon deklarimin, po u bëj me dije se anëtarët e grupit të PD e kemi firmosur deklaratën për konfliktin e interesit, mazhoranca refuzon ta bëjë këtë gjë”, tha Vokshi.

komisioni hetimor për ‘shëndetësinë’

Lini një Përgjigje