TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2024, 15:09

Paralajmëroi se do e padisë, Gazment Bardhi i përgjigjet Olsi Ramës: Je në hall të madh

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmëroi se do e padisë, Gazment Bardhi i përgjigjet Olsi

Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së Olsi Ramës se do ta padisë në SPAK, pas akuzave se ka lidhje me laboratorin e drogës në Xibrakë.

Bardhi tha se me sa duket Olsi Rama është në hall të madh, pasi qartazi e vërteta është vetëm një.

“Olsi Rama, bashkë me krerët e organizatës së kokainës, kanë përdorur të njëjtën makinë me targa AA653DM për të kaluar kufirin 18 herë kufirin në kohën ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakës.

Është fakt, jo sajesë politike, se nga 18 hyrje-daljet e makinës me targa AA653DM të grupit kriminal, 7 prej tyre i përkasin Olsi Ramës.

Është fakt dhe jo sajesë politike se policia dhe prokuroria nuk ka identifikuar një përdorues të makinës me targa AA653DM, edhe pse i ka identifikuar moshën 45 vjeç. Olsi Rama është përdorues i kësaj makine dhe në atë periudhë ka qenë fiks 45 vjeç.

Policia dhe Prokuroria sipas gjykatës kanë kryer hetime të mangëta dhe kanë lënë në harresë dosjen 335/1-2016 që kishte si qëllim të identifikonte bashkëpunëtorët e tjerë të grupit kriminal”, thotë Bardhi në reagimin e ti.

Ai ka vijuar më tej duke i drejtuar një kërkesë Edi Ramës që të mos fshihet pas vëllait të tij.

gazment bardhi olsi rama

Lini një Përgjigje