TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2024, 14:10

Komisioni i Ligjeve miraton dekretin e presidentit Begaj për kthimin e ligjit për shtetësinë

Shkruar nga Pamfleti

Komisioni i Ligjeve miraton dekretin e presidentit Begaj për kthimin e

Komisioni i Ligjeve ka miratuar dekretin e presidentit Begaj për kthimin në Parlament të ligjit për shtetësinë.

Institucioni i presidencës konstatoi disa parregullësi në nenet e këti ligji. Përfaqësuesi i presidencës, jurisiti Ilir Rusmajli u shpreh në komision se ligji nuk ishte në harmoni me Parimet e Konventës Europiane si dhe disa parregullësi në lidhje me Kushtetutën e vendit.

Nga ana tjetër, deputeti i opozitës Ferdinand Xhaferri së bashku me Ervin Salianjin shkëmbyen batuta me drejtuesin e Komisionit, Naspi Naçon, teksa ky i fundit u shpreh t'ia lëmë fjalën opozitës se 'çohen këta'.

Pjesë nga diskutimi:

Xhaferri: Nuk je shquar për sens batute (Naços). Dua të rritesh në sensin e batutës. Ministri boll që foli, të lëmë të flasi presidencën që ka kthyer ligjin.

Salianji: Frikë ka gjithë administrata që nuk firmos. Ministri tha që policia ka marrë masa. Ajo që kërkojmë ne është që policia të marrë masat e duhura që të kapen gjallë. Sa herë ka aksident ndodh që ka një problem me policinë e shtetit. Po marrin leje për mijëra metra bëjnë dhe mijëra metra të tjerë. Po të kishte kontroll do kishte tjera kushte. Këtë kërkojmë ne.

Rusmajli: Ne vetëm koment parimor mund të bëjmë. Jemi të kënaqur që ka vullnet të ministrit për të zbatuar shqetësimin tonë kushtetues. Dhe për ta shtruar në kuvend çështjen që ne kemi. E konsiderojmë këtë çështje të rëndësishme. Atje ku kushtetuta kërkon vullnet me shumicë të cilësuar duhet të jetë në të gjithë trupën e ligjit, nenet dhe në parim dhe tërësi. Fakti që disa nene nuk e kishin këtë, u përcaktua si vërejtje e drejtë. Ngjarja e fundit është ajo e sekretariatit të procedurave. Kemi dhënë disa sugjerime. Që janë çështje e arsyetimit tuaj, debatit të brendshëm. Mendojmë se duhet të ketë harmoni me Parimet e konventës europiane. Ka nevojë për sensibilizim. Për atë që është kushtetuese jemi të kënaqur që shohim këtu vullnetin për ta pranuara rezervën e patur.

Naço: Ftoj kolegët për deputetë për ta votuar. Është në përputhje me nenin 86 të rregullores së Kuvendit. Të hedhim në votim dekretin e Kuvendit, për kthimin e ligjit për shtetësinë. E hedhim në parim. Miratohet. Pranohet dekreti i presidentit të republikës.

Lini një Përgjigje