TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2024, 11:45

Idioti i dobishëm!

Shkruar nga Pamfleti
Idioti i dobishëm!
Ish-ministri shahist Eduard Shalësi /

Pa kuptim pse SPAK-u heziton ta hetojë pasurinë e këtij ish ministri shahist që, para se të vinte në pushtet, si një "ushtar" deklaroi publikisht edhe në emër të "mbretit" të vet, se: "ne socialistët do të vjedhim me karar".

Eduard Shalsi me ato që deklaron, zbulon më shumë se mendon. Përsëri,  më 31 mars, tamam një ditë para 1 prillit, duke shmangur me vetëdije simbolikën e ditës gënjeshtrave, dekonspiroi qëllimin e mbrapshtë të qeverisë ku bën pjesë.

Shalsi, duke pohuar në studion e Top Channel se socialistët kishin krijuar një grup pune brenda grupit të tyre parlamentar "që do ta çojë Kuvendin në një stad tjetër, do të përgatisë një komision, ku parlamenti do të kontrollojë qeverinë", dekonspiroi qëllimin e fshehur të ngritjes së këtij grupi me në krye atë vetë, që është vetëm një: t'i hapë rrugën krijimit të një komisioni "Ad hoc", i cili thjesht dhe vetëm, nën petkun e gjoja "integrimit dhe kontrollit të institucioneve të pavarura", instrumente që në fakt Kushtetuta i ka mjaft qartë të përcaktuara me ligj dhe rregullore, do të kërkojnë një masë ekstra ligjore për të thirrur në apel SPAK-un!

Pra, autoritetet kompetente nuk qenkan SPAK-u dhe institucionet e tjera të pavarura, por rilindësit e Edi Ramës me në krye Shalsin!

Eduard Shalsi, përkthyesi i librit "Jeta si një lojë shahu" e di mirë që, në krahasim me lojën e shahut, në politikë, ushtari nuk mund të hajë mbretin e vet dhe anasjelltas. Një "idiot i dobishëm" që ka sjellë në shqip një libër shahu, e di mirë këtë.

Prandaj na duket  pa kuptim pse SPAK-u heziton ta hetojë pasurinë e këtij ish ministri shahist që, para se të vinte në pushtet, si një "ushtar" deklaroi publikisht edhe në emër të "mbretit" të vet, se: "ne socialistët do të vjedhim me karar". Vërtet e ka mbajtur fjalën e s'ka vjedhur shumë Eduard Shalsi?!

Këtë duhet të na e thotë Altin Dumani, para se t'i trokasë në derë për kontroll "idioti i dobishëm"./Pamfleti

Idioti i dobishëm!

 

eduard shalsi idioti i dobishëm

Lini një Përgjigje