TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2024, 16:53

Përplasje në Komisionin Hetimor/ Salianji ‘sherr’ me Qefalinë: Ndërhyrja në TIMS për të ndihmuar kriminelët

Shkruar nga Pamfleti

Përplasje në Komisionin Hetimor/ Salianji ‘sherr’ me

Mbledhja e Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS, ka patur edhe debate mes kryetarit të komisionit Ervin Salianji dhe deputetit të PS-së Xhemal Qefalia.

Debatet kanë nisur kur Salianji ka pretenduar se ka patur ndërhyrje në sistem që i shërbenin grupeve kriminale, por Qefalia tha se dëshmitarët do t’i gjejnë dhe ata nuk do t’i shpëtojnë dot përgjegjësisë.

“Kryetar mos u përfshini politikisht. Kjo marrëveshje mes PS dhe PD-së keni qenë kundër dhe keni thënë se çfarë janë këto dy komisione. Ju sfidoj a keni seriozisht këtë punë?”, tha Qefalia.

Ndërsa Salianji tha se të gjithë personat e thirrur kanë lidhje me ngjarjen dhe do të japin sqarime për përgjegjësitë që kanë lidhur me këtë.

“Kjo nuk ka asnjë lidhje me rritjen  çmimit të sheqerit. Të gjithë personat thirrur janë persona që kanë lidhje me ngjarjet. Nuk e di pse përmendja e emrave ju shqetësoi, secili prej tyre do të përgjigjet për shqetësimet që ne kemi. Një gjë ju them për aq sa do lejohemi, por edhe nëse nuk lejohemi ne do ti gjejmë ata do ti kapim ata para publikut dhe do ti çojmë aty ku e kanë vendin për aq sa na takon ne. Përgjegjësitë e kësaj situata nuk do shpëtojnë, kanë bërë një ndërhyrje që i shërben grupeve kriminale. Këtu do jemi dhe do ti dëgjoni si janë të përfshirë. Do të shikoni, nuk dua të them spektakël, sepse është spektakël i zi në fakt, është një ngjarje e keqe për Shqipërinë, por do shikoni përfshirjen deri në çfarë niveli ka ndodhur në këtë vend”, tha Salianji.

 

ervin salianji xhemal qefalia komisioni hetimor

Lini një Përgjigje