TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2024, 16:42

Komisioni hetimor për të dhënat e sistemit TIMS/ Nga Rama tek Balla, personat që do të thirren të dëshmojnë

Shkruar nga Pamfleti

Komisioni hetimor për të dhënat e sistemit TIMS/ Nga Rama tek

Kryetari i Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS, Ervin Salianji, tha se do të thirren për të dëshmuar si kryeministri Edi Rama, ashtu edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla si dhe zyrtarë të tjerë.

Salianji tregoi listën e zyrtarëve të lartë që do të thirren për të dëshmuar në komisionin hetimor.

Lista:

Edi Rama

Taulant Balla

Muhamet Rrumbullaku

Florian Sulejmani

Bledar Çuçi

Gledis Nano

Ardi Veliu

Zef Laska

Neritan Nallbati

Dorian Tola

Ervin Muça

Ervina Gjana

Besjan Tanuzi

Enri Ndoni

Ardit Muça

Elona Gogo

Gjithashtu mund të thirren për të dëshmuar:

Erladin Ndreca

Enkli Hoxha

Ergis Hidri

Lubica Dervishaj

Luljeta Collaku

Albana Vrapi

Arben Babaj

Ervis Hysi

Ermal Beqiri

Nevila Xoxa

Salianji parashtroi edhe planin paraprak të hetimit për komisionin TIMS.

“Do hetohet sistemi për patronazhistët e Partisë Socialiste. Dolën të dhënat e mbi 900 mijë qytetarëve të Tiranës. Do hetohen listat e pagave për më shumë se 600 mijë qytetarë. Dolën të dhënat e automjeteve dhe bankave. U ndërhy në TIMS, tërhoqi dhe vëmendjen e ambasadës së SHBA.

Hetimi do të përqendrohet nëse pasur shkelje të kuadrit ligjor për mbrojtjen dhe sigurinë e sistemit TIMS. Si i kanë kryer këto organe funksionet, a kanë kryer shkelje, cilat janë këto shkelje.

Të garantohet mbrojtja e të dhënave të qytetarëve shqiptarë dhe të huaj. Komisioni miraton planin e hetimeve, thërret dëshmitarë për të sqaruar rrethanat.

Do kërkohet informacione dhe dokumente nga kryeministri, ministria e Brendshme, SHISH, SPAK, dhe trupat diplomatike. Çdo informacion tjetër të nevojshme për përmbushjen e punës së këtij komisioni.

Përfundimet e komisionit do të prezantohen me 15 korrik. Do nxjerrim para përgjegjësisë të gjithë shkelësit”, tha Salianji.

komisioni hetimor tims edi rama ervin salianji

Lini një Përgjigje