TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Korrik 2023, 16:10

Rama riorganizon qeverinë dhe PS pas skandaleve? Mbledh në mënyrë të beftë Asamblenë Kombëtare

Shkruar nga Pamfleti
Rama riorganizon qeverinë dhe PS pas skandaleve? Mbledh në
Asambleja e PS

Prej disa kohësh PS po zien nga skandalet dhe mos ndoshta kryeministri në Asamble mund të njoftojë ndryshime në radhët e qeverisë ose PS?

Paralajmërohen zhvillime brenda mazhorancës. Edhe pse Kuvendi mbylli punimet dhe u duk sikur politika ra në qetësi, sot janë dhënë sinjale se ndoshta mund të kemi riorganizim brenda qeverisë dhe Partisë Socialiste.

Deputetët janë njoftuar sot se të mërkurën do të mblidhet Asambleja Kombëtare e PS. Atyre u ka shkuar një mesazh, ku njoftohen se mbledhja do të mbahet pasdite, ndërkohë që nuk dihet rendi i ditës.

Përshëndetje! Ju njoftojmë se ditën e Mërkurë dt. 26 Korrik 2023, ora 17:30, në mjediset e Xibrakut do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare. Ju lutem konfirmoni prezencën. Faleminderit!”, thuhet në mesazhin që u ka shkuar deputetëve dhe anëtarëve. Mesazhi ka qenë i beftë, pasi askush nuk ka pasur informacion se do kishte mbledhje Asambleje këtë verë.

Prej disa ditësh PS është përballur me skandale të shumta. Kryeministri nuk ka marrë asnjë përgjegjësi politike, por thirrja e Asamblesë është një sinjal i qartë se do ketë zhvillime. Tani nuk ka zgjedhje që të mund të thuhet se mblidhet për përgatitjen e strukturave. Më përpara në mbledhjet e Asamblesë kryeministri ka njoftuar dhe ndryshime në qeveri. Nuk është çudi që të kemi të tilla zhvillime.

Prej disa kohësh PS po zien nga skandalet. Lefter Koka me Alqi Bllakon u arrestuan për aferën me inceneratorët. Në pranga ra po ashtu kryebashkiaku i Bulqizës për afera me tenderët. Më pas u pasua nga arrestimi i Vangjush Dakos për afera në Durrës. Plasi po ashtu skandali i Safet Gjicit. SPAK ndërkohë ka lëshuar nja urdhër-arresti për Arben Ahmetajn. Dhe qershia mbi tortë ishte ndërprerja e fondeve nga BE për Shqipërinë, duke ngarkuar me përgjegjësi ministren Firda Krifca.

Pra skandalet kanë ardhur njëra pas tjetrës. Në Asamble me shumë mundësi Rama do u tërheqë veshin të gjithëve dhe do thotë fjalën e famshme se “kush ha kumbulla pas shpine të marrë avokat”. Mbetet të shihet nëse kjo mbledhje do jetë sa për të larë gojën, apo do kemi ndryshime të forta në radhët e vetë partisë dhe të qeverisë. /Pamfleti

rama asambleja e ps

Lini një Përgjigje