
Ish-deputeti, Halit Valteri ka denoncuar deputetin e Partisë së Lirisë, Petrit Vasili si i përfshirë tek inceneratorët me anë të vëllait të tij.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Valteri shkruan se vëllai i deputetit të partisë së Lirisë, Trajan Vasili ka pasur përgjegjësi direkte për procedurën e inceneratorit të Elbasanit dhe Fierit.
Ish-deputeti ka publikuar dokumentat, ku sipas tij në raport janë përcaktuar shkelje të rënda finaciare për vëllain e deputetit, Petrit Vasili në lidhje me inceneratorin e Fierit.
Kujtojmë se në atë kohë vëllai i deputetit mbante detyrën e drejtorit te Financës pranë ministrisë së Mjedisit.
“Paftyresia e ish LSI nuk njeh kufi, Petrit Vasili denoncon inceneratorët kur vëllai i tij është ngarkuar me përgjegjësi direkte për procedurën e inceneratorit të Elbasanit dhe Fierit. Përse nuk del pala135o Ilir Metaj të denoncojë vëllain e Petritit, Trajan Vasilin për dëm 4.100.000 euro?
Në Inspektimin Financiar Urdhëruar me Vendimin Nr 62 datë 16.06.2020 të kryer nga Ministria e Financës për Inceneratorin e Fierit, ka rezultuar se:
Përveç përgjegjësive dhe personave përgjegjës që duke u gjykuar tashmë për këtë çështje, ky raport ka përcaktuar si përgjegjës për shkelje të rënda financiare në lidhje me inceneratorin e Fierit edhe shtetasin Trajan Vasili i cili mbante detyrën e drejtorit të Financës pranë ministrisë së Mjedisit dhe konkretisht është konstatuar:
Për shkelje të rënda me një vlerë prej 4,100,000 Euro është gjetur person përgjegjës edhe Drejtori i Financës së ministrisë së Mjedisit z Trajan Vasili vëllai i deputetit dhe ish kryetarit të LSI pasi ka kryer pagesa në kundërshtim me ligjin.
Po për të njëjtat fakte të këtij raporti financiar prokuria e pasaçme ka arrestuar dhe po gjykon ish ministrin Lefter Koka dhe mbikëqyrësin e punimeve Arben Dervishaj për falsifikim dokumentash dhe shpërdorim detyre.
Është ngarkuar si përgjegjës për kundërshtim me ligjin për pagesat e TVSH në lidhje me këtë kontratë dhe për shkaktim të një dëmi ekonomik prej 119.400 Euro po me këtë kontratë.
Gjithashtu edhe në koncesionin e Elbasanit po në vitin 2020 Trajan Vasili, vëllai i Petrit Vasilit është gjetur në shkelje nga auditi për një pagesë prej 656,252 Euro për të cilat ish ministri Lefter Koka dhe ish Sekretari i Përgjithshëm janë në burg.
Pra është e qartë se prokuroria ka shmangur nga përgjegjësi penale të rënda Trajan Vasilin vëllain e kallëzuesit deputetin e LSI Petrit Vasili duke mbajtur haptazi një standart të dyfishtë po njëlloj siç bëri prokurori i çështjes së Elbasanit që shmangu provat për ish Zv Kryeministrin Arben Ahmetaj dhe në fund e panë gjithë shqiptarët sesi përfundoi kjo çështje, dhe kjo është një njollë për atë institucion i cili favorizon segmente të caktuara politike dhe bëhet palë me politikanë të cilët janë të përfshirë po ashtu në këtë aferë.
AKOMA NUK KENI PARË ASGJË NGA INCENERATORËT, SIÇ THOTË DHE TIGRI TO BE CONTINUED.”, shkruan ish deputeti Valteri.
Lini një Përgjigje