Gazetarja Anila Hoxha ka deklaruar se pas Petrit Vasilit, për të dhënë shpjegime përballë Prokurorit të Posaçëm do të jenë edhe dy ekonomistët e ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim.
E ftuar në “Top Talk”, Hoxha tha se ekonomistët do të thirren për të sqaruar lëvizjet financiare mbi kontratën e lobimit të vitit 2017, për të promovuar LSI-në dhe realizuar fotografi gjatë ceremonisë së inagurimit në 20 janar me Presidentin Donald Trump.
“Vasili qëndroi përballë Prokurorit të Posaçëm të SPAK për më tepër se një orë e 30 minuta, në cilësinë e zv.kryetarit të partisë që dikur njihej me emrin LSI. Ai nuk dha detaje, por tha për mediet se është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethanat e hetimit.
Ajo çka pritet dhe që mu konfirmua në rrugë jozyrtare nga anëtarë të grupit të hetimit është pikërisht hapi tjetër hetimor. Dy nga ekonomistët e dikur kohe Lëvizja Socialiste për Integrim, pritet që të thirren nga Prokurorët e Posaçëm të SPAK për të sqaruar lëvizjet financiare për atë që njihet si kontrata e lobimit e vitit 2017, për të promovuar LSI-në dhe realizuar fotografi gjatë ceremonisë së inagurimit në 20 janar me Presidentin Donald Trump.
Kjo është në formë të përmbledhur ajo çka prokurorët e SPAK po përpiqen të realizojnë për të kuptuar nëse ka apo jo korrupsion dhe pastrim parash.
Çështja e njohur publikisht tashmë, është se mbas të dhënave të publikuara nga mendiet ndërkombëtare një kallëzimi u bë në qershor të vitit 2022 nga një ish-deputet dhe më pas pati edhe disa kallëzime të tjera që janë bashkuar në një dhe po hetohen nga Sotir Kllapi.
Jo zyrtarisht më është konfirmuar gjithashtu se SHBA-të i janë përgjigjur një letërporosie të përcjellë vitin e kaluar nga SPAK sa i takon kësaj kontrate, ndërkohë që nuk ka ende përgjigje nga Qipro për kompaninë e përfolur si kompani guackë, por nuk kanë ende përgjigje letër-porosishë nga vende të tjera sikurse Austria dhe San Marino të cilat duhet të japin përgjigje për ndërhyrjet estetike disa milionëshe të denoncuara nga avokati Idajet Beqiri”, tha Hoxha.
Lini një Përgjigje