TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Korrik 2023, 17:09

Pse Berisha doli e foli për “non gratën”? Juristi: Po përgatit terrenin e mbrojtjes kur t’i trokasë SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Pse Berisha doli e foli për “non gratën”? Juristi: Po

Juristi Besart Logu ka komentuar daljen për media të ish-kryeministrit Sali Berisha, ku foli për shpalljen e tij ‘non grata’ nga Britania.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se Berisha po përgatit terrenin për momentin që  do t’i komunikohet akuza për çështjen që ka në SPAK.

Berisha po përgatit terrenin që në momentin që i komunikohet akuza në lidhje me çështjet që ka në SPAK. Në momentin që i komunikohet akuza fillon këtë teorinë që është sulm politik.

Kjo klasë politike është lehtësisht e lexueshme për dy arsye, kemi që 32 vjet që ndjekim këto  tre modele që i kemi parë se si sillen dhe për një arsye të dytë se janë subjekte në hetim”, tha ai.

berisha non grata

Lini një Përgjigje