
Juristi dhe ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Në një intervistë për gazetën “SOT”, i pyetur sa i përket deklaratave dhe akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha për ambasadorin britanik në vendin tonë, ai tha se do të ishte i gatshëm të merrte edhe teserën e “Foltores” nëse do të shihte ose do të gjendej një fakt që ambasadori britanik është i korruptuar. Teksa foli për interpelancën e kërkuar dje në Kuvend nga opozita për kryeministrin Rama, ai tha se ka parë disa veprime të ekzagjëruara të një politike që votoi kundër komisioni hetimor për inceneratorët, ku theksoi se kur deputetja e PD Jorida Tabaku ishte në krye të komisionit për inceneratorët foltorja votoi kundra, ndërsa sot dalin në Parlament me kauzën e saj. Ai theksoi se Rama mund ta çon te Kuvendin edhe në votëbesim.
-Në seancën e djeshme plenare në Kuvend ka pasur debate të shumta, kryeministri Rama është kërkuar në interpelancë, duket sikur bllokohet seanca po asnjë nuk flet?
Çdo opozitë ka të drejtat e veta. Por, ajo që është pak e çuditshme është që ka një lloj dispropocioni mes veprimit politik në Parlament dhe jashtë sallës që do të thotë nëse kafet dhe restorantet janë plot deputetet kërkojnë të bëjnë edhe folësin edhe liderin popullin, edhe protestuesin. Ka një shprehje që thotë se aty ku mbaron argumenti fillojnë të bërtiturat. Do doja që opozita të kishte artikulim që të motivonte frymën e popullit me kauzat, sepse aksioni dhe veprimi politik nuk duhet që të jenë artificial. Unë kam parë disa veprime të ekzagjëruara të një politike që votoi kundër komisionit hetimor për inceneratorët. Kur Tabaku ishte në krye të komisionit për inceneratorët foltorja votoi kundra, ndërsa sot dalin në parlament me kauzën e saj. Kësaj i thonë pas pilafit kujtohen të kërkojnë të njëjtën gjë, tani nuk ka më vlerë se ka avancuar prokuroria në hetim që do të thotë çdo procedurë dëgjimore nuk mund të bëjë asgjë më shumë se atë që po bënë SPAK sepse i ka hyr me themel. Parlamenti nuk i ka këto mekanizma për të hetuar në themel këtë çështje kaq komplekse. Këta nuk kanë koherencë. Unë nuk dua ti paragjykoj, ata mund të kenë arsye të tyre personale dhe private pse dolën kundër komisionit të Tabakut dhe pse votuan kundër.
-Mendon se Rama sot duhet që të ketë një interpelancë me opozitën për çështjen e inceneratorëve?
Unë e kam thënë se Rama mund ta çon te Kuvendin edhe në votëbesim, kur Ahmetaj është në arrati, kur kemi ministra në burg, ka ardhur një moment që Rama duhet ta provonte këtë me një lloj votëbesimi në Kuvend. Legjitimiteti ja jep opozita sepse socialistët me të drejtë apo jo thonë ne për herë të parë votuam për të arrestuar zv. kryeministrin gjë që se ka bërë më parë opozita dhe kemi krijuar standard. Opozita i ngelet të tregoj me prova nëse do tregonte të njëjtin qëndrim nëse do ishte një nga opozita. PS nuk ka bërë asgjë sesa atë që duhet të bëjë çdo parti në një shtet demokratik.
-Edhe Ilir Meta pati dje një konferencë që kishte kohë që nuk ishte parë të dilte në konferenca, a pati diçka në ato që ai tha që të tërheq vëmendjen?
Të gjithë në Shqipëri e kanë një hall, populli ka hall se kërkon ndryshim se është lodhur me këta, Rama ka hall se gjysma qeverisë është përfshirë në afera, Berisha ka hallin se duhet të heqë non gratën, Basha ka hallin se do të bëhet kryetar i PD dhe Meta ka hallin se po i shkrihet partia. Partia e Lirisë është partia që po kalon krizën më të madhe, një parti që nuk ka më 20 deputet, por ka 3, Meta është çfaktorizuar dhe kjo nuk është vetëm një krizë e PL por këtë krizë po e përjetojnë të gjitha partitë e tjera, qoftë, PD, Foltorja, LZHK, përveç PS këto të tjerat kanë në një krizë për të mbijetuar. Unë them se liderët e 33 viteve kanë frikë të ikin nga politika, sepse kanë një lloj imuniteti, kanë frikë të dalin nëpër rrugët e Tiranës pa shoqërues të shëtisin vetëm. Tani këta janë si ata njerëzit që janë të varur nga droga dhe se lënë më, e shohin politikën si karrierë për të vazhduar. Shumica e tyre po të ishin larguar në një moment të përshtatshëm do ishte më mirë, sepse duhen ndryshuar figurat.
-Studentët e mjekësisë kanë dal në protestë, si të duket vendimi që është marr që studentet duhet të punojnë këtu 5 vite pas marrjes së diplomës?
Unë them se në këtë historinë e tyre e drejta është relative në të dyja anët, të dyja palët kanë të drejtë, sepse mungesa e mjekëve ka përfshirë gjithë Europën i gjen me 10 për qind mjekë vendas janë mbushur me mjekë të ardhur dhe nuk është problem shqiptar. Gjermania është në krizë më të madhe se Shqipëria për mjekë dhe ka joshur tregun e këtyre vendeve si Shqipëria, Azia dhe Afrika me paga të larta për ata mjekë që shkojnë të punojnë atje për të përballuar kështu krizën e tyre. Po kriza shqiptare si përballohet, a bëhet duhet rritur pagat, dhe a do e frenoj kjo eksodin e mjekëve. Unë e kam vështirë të besoj këtë sepse sa kohë ne nuk arrijmë dot pagat e Gjermanisë është e vështirë. Ky ligj mund të ketë efekt për studentët që regjistrohen në shtator, por për një student që është viti 2 nuk mund ta bësh këtë sepse kur ai erdhi në shkollë nuk e dinte se ky ligj do të ishte edhe për ta. Shqipëria do përballet shumë shpejt me një eksod të profesioneve të tjera sepse BE po liberalizon politikat e emigracionit për green card. Gjermania mjafton të kesh diplomë, një njohuri bazë të gjuhës dhe merr green card nuk ka nevojë për ato procedura të tjera. Atje fitimi në disa profesione është i jashtëzakonshëm, ajo që po ndodh sot me studentët e mjekësisë mund të ndodh nesër në disa profesione të tjera. Jam në krahun e studentëve, por Shqipëria duhet të frenojë këtë eksod.
-Një nga ngjarjet më të diskutuara është ajo e vrasjes së Nikolin Lekstakaj, dua të ndalemi tek fenomeni i gjakmarrjes sa aktual është sot ne Shqipëri?
Shqipëria po përballet me një nga fenomenet më të panatyrshme, sepse si askund tjetër po miksohet kanuni me kodin e mafias. Nëse deri dje Shqipëria e veriut njihte normat e gjakmarrjes tani është përfshirë me krimin modern që është mafia, mafia në tërësinë e vet ka rregulla të gjakmarrjes dhe e vështirëson luftimin e gjakmarrjes. Më parë bashkoheshin dy fise dhe burrat e moçëm se vrasja që kishte ndodhur para disa vitesh me kalimin e kohës nuk ja vlente të vazhdon te betejën sot krimi dhe ashpëria e mafias që godet me pagesë dhe vrasje masive është sofistikuar po ashtu edhe armatimi, me tritol, me kallashnikov, nuk kemi më vrasje individuale. Ata që janë në gjakmarrje sot nuk kanë frikën e shteti, ata kanë frikën e njëri tjetrit. Mamurras, Milot Kurbin, Rrëshen, pjesa e Veriut, është shumë i ashpër krimi dhe nuk e llogarisin fare prezencën e policisë.
-Sa i përket deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha për ambasadorin britanik në vendin tonë, ka thënë se do bëjë edhe një padi për të, si i shihni?
Unë do të isha i gatshëm të merrja edhe teserën e foltores nëse do të shihja ose nëse gjendet një fakt që ambasadori britanik është i korruptuar, atëherë pse duhet të dal dhe të thotë këto për elektoral nuk i funksionon më kjo, atëherë duhet kaluar në një stad tjetër duhet kaluar në mbroje ligjore dhe jo me deklarata. /SOT
Lini një Përgjigje