TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Korrik 2023, 14:35

Trembet Meta, asnjë fjalë për Vasilin që u thirr në SPAK për lobimin 700 mijë $ të LSI në SHBA

Shkruar nga Pamfleti
Trembet Meta, asnjë fjalë për Vasilin që u thirr në
Ilir Meta

Ish presidenti Ilir Meta ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat ku komentoi ligjet e miratuara me shpejtësi nga mazhoranca për kanabisin mjekësor dhe studentët e Mjekësisë.

Ndryshe nga herët e tjera, ku ai flet i emocionuar dhe me gjestikulacione, sot Meta ishte "fikur" dhe nuk tha asnjë fjalë për nënkryetarin e partisë së tij që u thirr në SPAK për lobimin 700 mijë dollarë të LSI në SHBA.

Meta sot për mediat foli shkurt duke e quajtur antikushteutese e të turpshme legalizimin e kanabisit mjekësor.

Sipas tij Rama i hapi rrugë bandave të trafikut të drogës. 

“Dje në errësirë Kuvendi miratoi legalizimin e kanabisit, një ligj  i kritikuar nga të gjithë që ka dështuar edhe në vend me një shtet të së drejtës shumë më funkisonal se Shqipëria. Tepër e qartë që të gjitha raportet ndërkombëtare e nxijnë vendin tonë si një qendër të trafikut të drogës. Disa nga këto raporte, e kanë theksuar në mënyrë të qartë që sundimi i dobët i ligjit është nxitësi kryesor i fenomenit të drogës në Shqipëri.", tha Meta.

meta vasili spak

Lini një Përgjigje