TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Korrik 2023, 11:57

Dosja 700 mijë $ e lobimit të LSI-së në SHBA, Petrit Vasili del i nervozuar nga SPAK: Pyesni Prokurorinë!

Shkruar nga Pamfleti
Dosja 700 mijë $ e lobimit të LSI-së në SHBA, Petrit Vasili
Nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili

Nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili ka dalë i nervozuar nga ambientet e SPAK këtë të premte ku thirr  për çështjen e lobimit të LSI-së në SHBA.  

“Kishin nga dy-tre pyetje për të cilat i informova. Ishin çështje që kishin interes. Për më tepër pyesni SPAK”, tha ai.

Vasili ka shkuar në Prokurinë e Posaçme me kapele e syze duke u munduar t’u shmanget mediave. 

SPAK ka nisur hetimin pas kallzimit të ish-deputetit Halit Valteri i cili pretendon se për llogari të LSI, janë shpenzuar 700.000 dollarë por të padeklaruara për qëllime lobimi.

Hetimet e SPAK për lobimin e LSI në SHBA kanë nisur pasi ka dyshime për burimin e parave dhe se shpenzimet nuk janë raportuar në KQZ. Për këtë çështje, para 3 muajsh u pyet në SPAK edhe Endrit Brahimllari, në funksionin e nënkryetarit të partisë.

 

Lini një Përgjigje