TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Korrik 2023, 09:57

Maliqi padit në SPAK Kreshnik Hajdarin: Jam habitur kush e mbron, është më keq se Gjici

Shkruar nga Pamfleti
Maliqi padit në SPAK Kreshnik Hajdarin: Jam habitur kush e mbron,
Lefter Maliqi

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” Lefter Maliqi, i cili nuk arriti të fitonte në zgjedhjet vendore të 14 vijon betejën e tij ligjore për Bashkinë e Kuçovës.

Maliqi dorëzoi sot një tjetër padi ndaj kryetarit të Bashkisë, Kreshnik Hajdari në Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe biznesmenit Pëllumb Salillari, si personi që ka financuar në zonë në blerjen e votave.

Në shkresën e depozituar në Prokurorinë e Posaçme, Maliqi e akuzon Hajdarin për korrupsion te funksionareve të lartë apo të zgjedhurve vendore.

Në shkresën e dorëzuar në SPAK, Maliqi thotë se “në fshatin Frashër në Kuçovë, banorët në disa burime mediatike deklarojnë se për bërjen e një rruge të lagjes kanë paguar 15 mijë paund në bashki.

Rruga ekzistuese e ndërtuar që në periudhën e komunizmit është totalisht e shkatërruar, me gropa e rrëshqitje në disa vende dhe vështirësisht e kalueshme jo vetëm për mjetet por edhe për banorët.

Për këtë rrugë që nuk u bë kurrë janë paguar 15 mijë paund, rreth 20 milionë lekë në bashkinë e Kuçovës thotë një qytetar. Ne se dimë në çfarë zyre u dhanë lekët e fëmijëve, por ajo që dimë është që i çuan në bashki. Pas kësaj erdhën disa punëtore të një firme dhe vetëm gërmuan disa dhe the ikën”- pohojnë banorët.”

lefter maliqi kreshnik hajdari spak

Lini një Përgjigje