Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur se kanë qenë shërbimet britanike që kanë përgatitur dosjen ‘non grata’ të Sali Berishës në Tiranë.
Ai shtoi se shkaku i shpalljes së Berishës “non grata’, nuk është vetëm dosja që kanë sjellë britanikët por ka më shumë se aq.
“Shërbimet britanike, punojnë me saktësinë e skanerave, rezonancave dhe dinë për ne dhe për qeverinë shumë më shumë se sa dimë ne.
Ajo dosje bazohet vetëm në këto gjëra dhe janë të përjashtuar këto segmente të tjera. Nuk mundet që në një dosje që duket se e prodhon diplomacia të mos jetë përdorur ky burim i dorës së parë që quhet shërbime.
Burim, shkaku i shpalljes së Berishës “non grata’, nuk është vetëm dosja që kanë sjellë britanikët ka dhe diçka tjetër. ", tha ai.
Sali Berisha ka paralajmëruar padi për ambasadorin britanik në Tiranë, Alastair King-Smith.
Në një deklaratë për shtyp, Berisha tha se do të padisë ambasadorin me pretendimin se ka ngritur akuza false ndaj tij.
Lini një Përgjigje