TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Korrik 2023, 11:43

Së shpejti një urdhër-arresti për Ilir Metën, ai do të bëjë kurban Petrit Vasilin!

Shkruar nga Pamfleti
Së shpejti një urdhër-arresti për Ilir Metën, ai do
Petrit Vasli dhe Ilir Meta

Gazetari Adriatik Doçi thotë se Ilir Meta, ngaqë i ka shkuar laku në fyt, do të shkojë deri aty sa të çojë në burg Petrit Vasilin, bashkëshorten Monika Kryemadhi dhe Endrit Brahimllarin, për çështjen e lobmit në SHBA, e cila është ngritur në SPAK prej disa kohësh.

“Unë nuk e di kur do ketë një urdhër-arrest për Metën pavarësisht se ai po përpiqet të çojë në burg ose Petrit Vasilin ose Monika Kryemadhin, sepse e pa që iu ngushtua laku vetë dhe do përpiqet në çdo lloj forme të shpëtojë. Meta e vendosi Vasilin vetëm një muaj kryetar partie vetëm sa për të firmosur ca letra për lobim dhe tani rrezikon të përfundojë te Vangjush Dako nëse do ketë një lloj pazari. Po unë besoj që nuk ka lidhje Vasili në këto çështje. Ilir Meta po tenton t’i bëjë kurban Vasilin dhe Braimllarin që ka qenë sekretari i përgjithshëm i partisë, të paktën te dosja e lobimit, se te dosja CEZ-Dia është vetë.”, u shpreh Doçi.

Sot deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili është paraqitur në SPAK.  Burime bëjnë me dije se Vasili është thirrur në kuadër të hetimeve që po kryhen nga struktura antikorrupsion për lobimin e ish Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje më herët dhe ish-deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari në lidhje me lobimin në Amerikë të subjektit politik që ai përfaqëson.

SPAK ka nisur hetimet pas kallëzimit nga ish-deputeti Halit Valeri, ku pretendohet se ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka paguar 700 mijë dollarë për të dalë në foto me presidentin e asaj kohe, Donald Trump.Më herët Prokuroria e Posaçme ka kërkuar informacion nëpërmjet letër-porosive në Amerikë në lidhje me pagesat e bëra nga Lëvizja Socialiste për Integrim në SHBA.

 

petrit vasili meta burg

Lini një Përgjigje