Ish kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të Sali Berishës se ai është peng nga Rama dhe se mund ta arrestojë kur të dojë.
Përmes një mesazhi në Twitter, Basha kërkoi votimin e vettingut për politikanët, si një mundësi për të bërë transparencë dhe treguar se kush është pengu, i korruptuari dhe kush është i lidhur me krimin.
"Koha është ilaçi më i mirë. Dhe koha e rrëzoi malin e gënjeshtrave që ngriti para shqiptarëve ai që kërkon me çdo kusht e mjet të mbajë peng PD për interesat e veta personale.Që ti japim fund baltosjes, që të tregojmë kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, le të votojmë vetingun për politikanët. Të nisë transparenca nga unë e më pas të gjithë këta që sot e 32 vite mbajnë peng Shqipërinë.", shkruan Basha.
Koha është ilaçi më i mirë. Dhe koha e rrëzoi malin e gënjeshtrave që ngriti para shqiptarëve ai që kërkon me çdo kusht e mjet të mbajë peng PD për interesat e veta personale.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) July 21, 2023
Sali Berisha vijoi me akuzat ndaj ish-kreut të PD-së Lulzim Basha, për të cilin tha se është shndërruar në funksion të Edi Ramës.
Në konferencën e përjavshme për mediat, Berisha tha se Rama e pret fletën e arrestit kur të dojë për Lulzim Bashën.
“Unë shpresoj se me grupin tjetër, ne do gjejmë mirëkuptim të plotë. Sepse ata, siç e kam theksuar, kanë mbajtur qëndrim të drejtë dhe parimor ndaj primareve. Ky qëndrim është qëndrim ndaj një parimi themelor të PD. Kurse me pengun e Edi Ramës, vetëm kur të pranojë Edi Ramën në koalicion, apo në bashkëpunim, mund të pranojë pengun e tij. Lul Basha është në një mision si peng i vërtetë, si një njeri që Edi Rama kur të dojë i pret fletën e arrestit me afat burgimi minimumi 6-vjeçar.Nuk mund të ketë. Ai e ka zhveshur veten për shkak të frikës që ka nga burgu dhe është shndërruar në një vegël të verbër të Edi Ramës.”-tha Berisha.
Lini një Përgjigje