TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Korrik 2023, 16:46

Nga "goditja" e Braçes, Majkos dhe Xhafajt, te rënia nën 71 vota në Kuvend, si po lëkunden pozitat e mazhorancës

Shkruar nga Pamfleti
Nga "goditja" e Braçes, Majkos dhe Xhafajt, te rënia
Lëkunden pozitat e PS

Vota e tyre ishte një mesazh shumë i fortë për Ramën. Kjo pasi ligji kaloi me vetëm 69 vota, pra 2 më pak se shumica e thjeshtë në Kuvend.

Ujërat brenda mazhorancës qeverisëse kanë nisur të trazohen. Ndonëse vëmendjen më të madhe e ka marrë kriza në opozitë, duket se dhe në PS ujërat nuk janë shumë të qeta. Prej kohësh është folur për klane dhe ndasi dhe sinjalet po shtohen nga dita në ditë.

Fatmir Xhafaj ka qenë ndër të vetmit që në shumë raste ka refuzuar ligjet e qeverisë. Abstenimet e tij kanë qenë të shumta, por ky numër është shtuar. Dje Kuvendi miratoi ligjin për kanabisin dhe kundër këtij projekti dolën si Xhafaj, ashtu dhe Majko me Braçen. Te tre deputetë abstenuan duke mos rënë dakord me nismën e qeverisë.

Vota e tyre ishte një mesazh shumë i fortë për Ramën. Kjo pasi ligji kaloi me vetëm 69 vota, pra 2 më pak se shumica e thjeshtë në Kuvend. Ndërkohë duhet theksuar se vetë PS u katandis në 66 vota, pasi 3 vota ishin të deputetëve të Tom Doshit. Votat “kundër” të Xhafajt, Majkos dhe Braçes, si dhe katandisja nën 71 vota janë sinjal i qartë se në PS ujërat nuk janë të qeta. Nëse plas “revolta” aty, e sigurt është se nuk do të ketë qetësi.

Dje ishte sinjali i dytë që mori Rama, pasi i pari u dha kur Taulant Balla u emërua ministër i Brendshëm. Edhe në atë seancë PS ra nën 71 vota, por ishin deputetët e PS dhe PDIU që krijuan numrin e nevojshëm të votave.

Fatmir Xhafaj ka qenë shumë kritik ndaj qeverisë. Goditjet dhe thumbat në intervista kanë qenë të shumta. Braçe nga ana tjetër nuk ndal hapur kritikat. Majko ka qenë i distancuar, por kur vjen puna te vota ka treguar se nuk bashkohet me turmën. Nën rrogoz flitet se ka dhe deputetë të tjerë të pakënaqur në PS, të cilët votojnë, por nga halli kur i thuhet. E sigurt është se klanet janë krijuar, tani mbetet të shihet se kur do të “plasë bomba”. /Pamfleti

Nga "goditja" e Braçes, Majkos dhe Xhafajt, te rënia
Votat në Parlament

 

 

 

xhafaj brac majko rama

Lini një Përgjigje