
Sot ish-kryetari i LSI-së, sot Partia e Lirisë, Petrit Vasili, u thirr nga SPAK në lidhje me hetimet për lobimin 700 mijë dollarësh të LSI-së në SHBA në vitet 2016-2017. Por sipas denoncuesit të kësaj afere, ish-deputeti Halit Valteri, bëhet fjalë për një shumë që arrin 1.2 milion euro.
I ftuar në emisionin ‘Studio Live’, Valteri tha se janë përdoru para në të zezë në firmën offshore në mënyrë që të lobojnë për Ilir Metën në Uashington. Sipas Valterit, pas Vasilit radhën për tu thirrur në SPAK do të ketë Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta. Valteri tha se ai ka përpiluar një dosje konkrete që shumë shpejt do të çojë para drejtësisë një nga njerëzit më të korruptuar të këtij vendi.
“Bëhet fjalë për një aferë që nuk është rreth 700 mijë euro, por më shumë se një 1.2 mln euro. Flasim për një aferë që LSI e sot Partia e Lekut është përfshirë, pasi janë përdorur para në të zezë në firmat offshore, për të lobuar për Ilir Metën që të bëjë foto në SHBA. Në vijim do të thirret Meta e Kryemadhi dhe një sërë biznesmenësh që kanë dijeni dhe kanë përdorur llogari apo emrin e tyre për të justifikuar ato pak qindarka dhe jo shumën e plotë që është 1.2 mln dollarë. SPAK ka regjistruar kallëzimin penal. Unë kam marrë indicie nga shkrimi i gazetës austriake Kronen Zeitung. Kam udhëtuar drejt Vjenës dhe jam takuar me gazetarë të gazetës austriake dhe kam gjetur përkrahje për të marrë informacion dhe përpiluar një dosje konkrete që shumë shpejt do të çojë para drejtësisë një nga njerëzit më të korruptuar të vendit”, tha Valteri.
Ish-deputeti tha se rrezikojnë burg Monika Kryemadhi, Ilir Meta, Petrit Vasili, Vangje Tavo dhe disa biznesmenë.
“Rrezikon burg Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Ilir Meta, Vagjel Tavo dhe disa biznesmenë që Ilir Meta i ka përdorur si xholë për interesat e veta. Rrezikojnë burg dhe vetëm burg! Meta para oficerëve të SPAK ka thënë se nuk kam firmosur asgjë ka thënë keni Monikën dhe Vasilin, duke shitur bashkëpunëtorët më të afërt. Besoj shumë, shumë te drejtësia. Shumë shpejt në rrjetën e SPAK do të bjerë një nga njerëzit më të korruptuar në vend ku do ti shohim bizneset në Lodrën, Afrikën e jugut e Tiranë”, tha Valteri.
Lini një Përgjigje