TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Korrik 2023, 07:20

Kunati i Blendi Klosit me hotel-bar-restorant “Whisky at Green Coast” në Palasë: Ku i gjeti milionat Erdit Gega?

Shkruar nga Pamfleti
Kunati i Blendi Klosit me hotel-bar-restorant “Whisky at Green
Ardit Gega, kunati i Blendi Klosit

Brenda 6 viteve pas emërimit të Blendi Klosit Ministër Mjedisi e Turizmi, ky dhe kunati i tij kanë blerë pasuri nga 700-850 mijë Euro në kompleksin luksoz “Green Coast” dhe kanë hapur 6 biznese të tjerë me miliona Euro, mes tyre 1 fermë e qendër përpunimi bujqësor në Lezhë dhe 2 fabrika uji në Fier e Sarandë...

Kanë ardhur shumë denoncime konkrete në “Pamfleti”, pas publikimit të faktit, se me Vendim nr. 54, datë 27.11.2018, për lejen mjedisore false të incineratorit të Tiranës, ish-ministri i Mjedisit Blendi Klosi, si “me shkop magjik” ka marrë vilë në kompleksin “Green Coast” në Palasë dhe suitë 368 m2 te “Park Gate” përballë Fakultetit Ekonomik.

Një ndër denoncimet, fakton se edhe Erdit Gega, vëllai i gruas së Blendi Klosit, zotëron një pasuri te kompleksi “Green Coast” në Palasë, të kthyer në biznes hotelerie, bar, restorant e ambjent të hapur argëtimi, të quajtur  “Whisky at Green Coast”.

Kunati i Blendi Klosit me hotel-bar-restorant “Whisky at Green
Hotel-bar-restorant “Whisky at Green Coast” në Palasë

Ky objekt ndodhet pranë detit në brezin e dytë të  kompleksit “Green Coast” i emërtuar “Nukli 192”, atje ku ndodhet edhe vila e Blendi Klosit, të cilën e ka fshehur në emër të Dritan Shakohoxhës.

Kunati i Blendi Klosit me hotel-bar-restorant “Whisky at Green
Nora Gega, gruaja e Blendi Klosit me Dritan Shakohoxhën

Kunati Erdit Gega i Blendi Klosit, ka 59% të hotel-bar-restorant “Whisky at Green Coast”, 29% e ka të regjistruar me emrin e punonjësit të tij Olger Prifti, ndërsa 12% e ka të regjistruar në emër të punonjësit 68 vjeçar Arjan Ramaj.

Kunati i Blendi Klosit me hotel-bar-restorant “Whisky at Green

Ky biznes i hapur më 28 janar 2022, nuk paguan asnjë tatim dhe nuk paraqet asnjë bilanc, mbasi Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Ceno Klosi, ka dhënë urdhër që “Whisky at Green Coast” në Palasë, të trajtohet si adresë dytësore e lokalit “Whisky Bar Event-Tiranë” i Blendi Klosit e kunatit të tij, kur në fakt secili ka Nipt si subjekt tatimor me vete.

Kunati i Blendi Klosit me hotel-bar-restorant “Whisky at Green
Blendi Klosi dhe Nora Gega

Brenda 6 viteve të fundit, pas emërimit të Blendi Klosit ministër Mjedisi e Turizmi, kunati Erdit Gega ka hapur biznese me miliona Euro:  “Roxy Bar Evente”, “Planet Bar” e “Whisky Bar Event” në zonën e ish-Bllokut në Tiranë; “Agromimo Sh.p.k” fermë dhe qendër prodhim, grumbullim, përpunim të produkteve e makinerive bujqësore, financuar me qendër në Lezhë; firmat “DG Shpk” dhe LEDOR-DO Sh.p.k”, fabrika uji me qendër në Fier e Sarandë.

Thuhet, se këto janë të Blendi Klosit, por edhe nëse janë të kunatit të tij, SPAK duhet të hetojë se ku i gjeti minimalisht 850 mijë Euro vetëm për blerjen dhe kthimin në biznes hotel-bar-restorant e ambjent argëtimi “Whisky at Green Coast” te kompleksi luksoz Green Coast” në Palasë.

Duhet hetuar peridha e punës së Erdit Gegës si Drejtor i Rerervave të Tiranës deri në vitin 2017, kur sipas raporteve të KLSH, ka rezultuar me afro 11 milionë Euro mallra e produkte ushqimore mangët e gjoja skarco, për të cilat prokuroria e Tiranës nuk veproi.

Pas largimit nga Rezervat e Shtetit dhe emërimit të Blendi Klosit ministër, kunati krijoi Federatën “Vrojtuesit e plazhit dhe shpëtimit në ujë”, të cilën e ka deklaruar në tatime si OJF humanitare me 2 punonjës, njëra Eni Metaj, motra e gruas së tij dhe e Desada Metajt, ndërkohë që ka 12 qendra trajnimi e ka dhënë 346 lincenca me pagesë, ndërsa çdo vit ka marrë nga 330 milionë lekë te Ministria e Turizmit dhe bashkitë bregdetare, për stacionet e shpëtimit në plazhe.

Madje në mbështje të biznesit të tij, ish-ministri Blendi Klosi, propozoi dhe u miratua VKM Nr. 171, datë 27.3.2019, për kriteret dhe veprimtarinë e stacioneve të plazheve, që cuditërisht i plotësonte vetëm shoqata e kunatit të tij, sepse ishin sajuar enkas për atë.

SPAK duhet të hetojë pasuritë e Klosit dhe kunatit të tij në Palasë e Tiranë, mbasi ish-drejtuesi i SPAK, Arben Kraja nuk e futi te dosja e landfilleve, ngaqë bashkë i lidh një “doç” pastrimi parash, falsifikator e grabitës tokash te Gjiri i Lalzit, për të cilin do flasim në vijim./Pamfleti 

ardit gega kunati i blendi klosit

Lini një Përgjigje