TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Korrik 2023, 15:25

Ngjarjet kriminale në vend, Paloka tallet me Ballën: E ka hijen e rëndë Tao!

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarjet kriminale në vend, Paloka tallet me Ballën: E ka hijen e

Deputeti demokrat Edi Paloka është tallur me ministrin e ri të Brendshëm sa i takon situatës kriminale në vend. Pak ditë më parë u vra një person në Lezhë, ndërsa sot mbeti një i plagosur në Shijak.

Sipas Palokës, krimi nuk pyet për “autoritetin” e Taos.

“E ka hijen e rëndë Tao! Ka autoritet! Po dridhet krimi!

Dy dite me parë atentat me një viktimë në Lezhë vetëm një dite pas vizitës së Taos në policinë e Lezhës !

Sot atentat me një të plagosur në Shijak, vetëm pak ore pas takimit të Taos me policinë e Durrësit!

Nesër…

Urojmë që atentati i radhës të mos ndodhë gjatë takimit të radhës së Taos”, tha ai.

paloka balla

Lini një Përgjigje