TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Mars 2025, 16:55

"Qeveria mendon se është e vetmja e pushtetshme", Majlinda Bregu: Rama po shkatërron partinë e tij

Shkruar nga Pamfleti

"Qeveria mendon se është e vetmja e pushtetshme", Majlinda

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu ka folur për jetën e saj larg politikës, ndërsa thotë se pesha e të qenit grua në politikë është e madhe e sidomos presioni shoqëror mbi gratë. Bregu tregon gjatë intervistës me ironi sesi u ndje kur e larguan nga PD-ja.

“Më pushuan nga një punë që e doja. Pastaj prisnin që unë 45 vjeç të rrija pa punë. Në dallim me tymnajën e rrjeteve sociale, kam pasur dhe kam nevojë të punoj", tha Majlinda Bregu për një podcast.

E pyetur për politikën sot, ajo thotë se qeveria mendon se është e vetmja e pushtetshme dhe qëllimi për shkatërrimin e forcës tjetër politike çon në vetëshkatërrim.

"Unë do doja shumë që Shqipëria të mos kishte këtë pjesën e shkatërrimit të ndërsjellë i cili në fund të ditës nuk prodhon asgjë. Ky është një problem shumë i madh që ka karakterizuar politikën vitet e fundit. Se në fakt, kur një forcë politike, ajo që është në pushtet, mendon se është e vetmja e pushtetshme dhe shkatërrimi i forcës tjetër politike, dobësimi i saj, edhe vetëshkatërrimi për të thënë të vërtetën.

E ndihmon në njëfarë mënyre se i jep shanse më shumë për të fituar dhe për ta pasur pushtetin në duart e veta në një plan pak afatgjatë, do të thotë që deri diku ti ke projektuar edhe shkatërrimin tënd", tha Bregu në podcastin e Mira Kazhanit.

Lini një Përgjigje