TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Mars 2025, 14:58

Vendimi për mbylljen e Tik Tok-ut, Berisha nuk heq dorë: Të protesojmë kundër!  

Shkruar nga Pamfleti
Vendimi për mbylljen e Tik Tok-ut, Berisha nuk heq dorë: Të
Sali Berisha

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar sërish lidhur me vendimin e qevrrisë Ram për mbylljen e TIK Tok-ut. Ai vijon të mbajë po të njëjtin qëndrim, duke kërkuar protestë kundër mbylles.

“Sigurisht duhet ta pranojmë, TikToku është një mjet jashtëzakonisht tërheqës dhe komod për komunikimin.

Por akti i bllokimit të tij për faktin se me TikTok, të rinjtë po e kritikonin dhe e përqeshnin Edi Ramën, është një akt brutal, është një intolerancë e tij ndaj mendimit ndryshe.

Për më tepër, Edi Rama mori shkas për bllokimin e tij një shkak të rremë, një pretekst të rremë. Ai tha se i ndjeri Martin Cani u vra nga shoku i tij sepse u zunë në TikTok.

Por kompania deklaroi botërisht se as Martini, as shoku i tij nuk kishin llogari në TIkTok. Kjo është arsyeja pse ne protestojmë. Ne protestojmë kundër censurës, pasi kurrë një kryeministër nuk ka të drejtë të privojë qytetarët e vet nga një mjet komunikimi.

Ky bënte atë që bënte Enver Hoxha me Zërin e Amerikës që i vinte zhurmues në 4 anët, apo me televizionet italiane që u vinte zhurmues në mënyrë që njerëzit të mos dëgjonin të vërtetat nga këto mjete” tha ai.

Lini një Përgjigje