TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Mars 2025, 12:17

Rama shpërthen në ofendime ndaj koalicionit të Berishës para grave të PS: Rraqe, karavidhe, rrangalla dhe mbeturina

Shkruar nga Pamfleti
Rama shpërthen në ofendime ndaj koalicionit të Berishës para
Edi Rama

Kryeministri nuk harroi edhe thirrjen para çdo zgjedhjeve për gratë dhe vajzat në këtë takim.

Kryeministri Edi Rama nuk u përmbajt sot kundër opozitës duke shpërthyer në ofendime në ditën që ishte mbledhur me gratë dhe vajzat socialiste në Pallatin e Kongreseve për të festuar 8 Marsin.

Ai e cilësoi aleatët e Sali Berishës si rrangalla, karavidhe, mbeturina, dhe se simboli i koalicionit të opozitës me emrin “Shqipëria Madhështore” janë mustaqet e Kujtim Gjuzit.

“Tani parafytyroni që të gjitha këto t’i vendosësh në diskutim për mustaqet e Kujtim Gjuzit. Gjuzi është figura më domethënëse dhe mustaqet e tij janë e vetmja gjë madhështore në atë shportë karavidhesh, mbeturinash të historisë dhe produktesh të një kënete që nuk i është ndarë Shqipërisë që nga 1912” tha ai.

“Dua t’ju them se në vigjilje të një sfide shumë të madhe që Shqipëria ka, jo PS, PS ka barrën e saj të pashmangshme, por në 11 Maj Shqipëria ka një sfidën për të mos humbur asnjë minutë në një proces ku për herë të parë mundësia që të bëhemi pjesë e BE-së është reale dhe është në duart tona dhe në këtë sfidë të Shqipërisë unë dua t’ju them se ndryshe nga të tjerët që kanë grumbulluar të gjitha rraqet mashkullore të Shqipërisë në emër të një madhështie që Zoti e di ku është, se gjëja më madhështore që unë shikoj në atë anë janë mustaqet e Kujtim Gjuzit.

Aty e keni madhështinë e asaj bauleje me rraqe. Ne do të kemi një qasje tjetër, ne burrat, që kemi marrë mandate nga PS do i hedhim në fushë, ndërsa gratë do i ndajmë në dy pjesë; gratë që do të jenë nikoqiret e këtij procesi të 4 viteve të ardhshme që do ta marrim përfaqësimin e PS-së në pjesën e mbyllur dhe vajzat që do të jenë pjesë e listave të hapura. Në listat e mbyllura do të kemi, djem, vajza, gra që janë forca e të resë, gruas, e një Shqipërie që shikon përtej 2030. Ndërkohë që në pjesën tjetër të skuadrës do të përfitojmë të gjithë energjinë, eksperiencën dhe burrat luftëtarë” tha ai.

Rama më tej tha se tha se thirrja e Sali Berishës për të mos çuar fëmijët në shkollë të hënën pas vendimit të qeverisë për të mbyllur TikTok-un tregon se pse shqiptarët nuk duhet ta votojnë më 11 maj.

“Fëmijët u ftuan nga Kujtim Gjuzi të mos shkojnë në shkollë, dhe prindërit u ftuan që ë mos i lënë fëmijët të shkojnë në shkollë dhe të shfaqin të gjithë madhështinë e marrëzisë për të protestuar pse do mbyllet TikTok-u. Kjo është një mënyrë që nuk ka nevojë për asnjë koment, asnjë argumentim, asnjë fjalë më tepër por që në vetvete u thotë në radhë të parë të gjitha nënave, pavarësisht se janë socialiste apo demokrate, nga çfarë duhet të ruhen më 11 maj” tha Rama në një takim me disa gra me rastin e 8 Marsit.

Kryeministri nuk harroi edhe thirrjen para çdo zgjedhjeve për gratë dhe vajzat.

“Më 11 maj, mbani burrat në shtëpi, jo fëmijët”./ Pamfleti

rama lëshon gojën ndaj koalicionit të berishës

Lini një Përgjigje