TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Mars 2025, 10:55

“Bojkotoni mësimin të hënën për TikTok”, Rama tallet me Berishën me videon e bufit

Shkruar nga Pamfleti
“Bojkotoni mësimin të hënën për TikTok”,
Edi Rama dhe Sali Berisha

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj thirrjes së kreut të opozitës, Sali Berisha, i cili bëri dje apel nxënësve që të bojkotojnë shkollën për mbylljen e TikTok.

Rama e ka ironizuar këtë deklaratë duke shpërndarë një video të bufit të kënetës, ku në sfond dëgjohet fjalimi i Berishës, në të cilin ai bën thirrje për bojkotimin e mësimit nga nxënësit.

Berisha, gjatë një fjalimi të tij, iu bëri thirrje prindërve që të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë, duke thënë: “Ju keni të drejtë të filloni grevat dhe greva juaj është të bojkotoni mësimet. Që ditën e hënë për shembull, orën e parë, do të ishte gjë madhështore që të mungoni sa më shumë. Kjo është normale. U bëj thirrje prindërve të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, të paktën orën e parë.”

Ky reagim i Berishës u pasua nga një postim i Kryeministrit Rama, i cili e shoqëroi me një video ironike si përgjigje ndaj thirrjes së kreut të opozitës.

 

mbyllja e tiktok rama berisha

Lini një Përgjigje