TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Mars 2025, 09:30

"O qen, o patronazhist", Rama batuta me tre 'petalet e trëndafilit' të PS: E hëngre tani do të masakrojnë me komente 

Shkruar nga Pamfleti

"O qen, o patronazhist", Rama batuta me tre 'petalet e

Në podcastin e kryeminsitrit Rama "Flasim" ishte i ftuar Edjon Maliqi, një prej të rinjve që tërhoqi vëmendje në rrjet me fjalimin e tij në Kuvendin Rinor të PS.

Me origjinë nga Përmeti, ndërsa po fliste për furnizimin e kësaj zone me 24 orë ujë, kryeministri Rama zgjodhi të bëjë batuta, duke i thënë se do e masakrojnë me komente.

“O patronazhist, o legen, o qen bir qeni, o mashtrues, po si u bëri si veten, po jeni të gjithë legena. E di çdo të bëjnë në komente. E di pse, se përmende ka 24 orë ujë. Unë e di që është fakt, po ç’tu desh që e the se e hëngre tani”, tha Rama.

Kreu i qeverisë, gjatë fjalës së tij, u shpreh se njerëz pa tru dhe nga ana tjetër të informuar bashkohen në një pikë ku gjejnë njëri-tjetrin në fjalën që politika është diçka e pistë dhe nuk ia vlen.

Por Rama theksoi se pa politikën shoqëria do të gjendej në një situatë barbarie. Ai u shpreh se përsa kohë të rinjtë kanë tërheqje nga politika dhe ambicie për pushtet, ka ende shpresë.

“Njerëzit pa tru, njerëzit pa edukatë, pa kulturë e informacion nga njëra anë, nga ana tjetër njerëz të ditur, të mirë dhe të informuar, bashkohen shpesh në një pikë ku gjejnë njëri-tjetrin në fjalën që politika është diçka e pistë nuk ia vlen, s’duhet të merresh me politikë”, por harrojnë që pa politikën shoqëria gjendet në një situatë barbarie sepse politika e vërtet ka fuqinë të bëjë keq, ka bërë gjëra të tmerrshme, ka pjellë në formën e vet të prekshme nazizmin, fashizmin komunizmin, por ka bërë gjëra të mëdha si BE, SHBA, ka bërë të mundur të përparojnë të drejtat e njeriut, të drejtat e grave, të sistemet e mbrojtjes sociale, nuk do të ndodhnin pa politikën.

Sa kohë ka të rinj që e ndjejnë dhe kuptojnë këtë, kanë tërheqjen ndaj politikës, ka edhe plot që kanë tërheqjen e pushtetit, nxitjen e ambicies për të qenë dikushi, por kanë edhe interesin që nëpërmjet politikës mund të marrësh diçka të shpejtë, në të gjitha rastet ka shpresë, pa shpresë fare do të ishte sikur të rinjtë ta braktisnin plotësisht politikën”, tha kryeministri Edi Rama.

Lini një Përgjigje