TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Mars 2025, 12:09

Rama u 'hedh' prangat zyrtarëve të PS : Kush ha pas shpine, të shkojë aty ku meriton!

Shkruar nga Pamfleti

Rama u 'hedh' prangat zyrtarëve të PS : Kush ha pas shpine,

Kryeministri Edi Rama ka komentuar arrestimin e ish-zyrtarëve të PS-së gjatë një takimi me gratë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. 

Rama u shpreh se duhet të jenë krenare për atë që po ndodh në luftën kundër korrupsionit, teksa shtoi se “kushdo që mundohet të hajë të tjetrët mbas shpine të shkojë aty ku e meriton”.

"Duam që paga mesatare të jetë ku e ku mbi 1000 euro, do ta arrijmë këtë në sektorin publik dhe privat.

Dhe jini krenar edhe për atë që po ndodh në luftën kundër korrupsionit, mos i dëgjoni ata që thonë u kapën të gjithë, ne jemi, pa emigrantët afro 800 mijë, bashkë me emigrantët do ti afrohemi 1 mln.

Kështu që njësoj si ju që kujdeseni për pastrimin e shtëpisë, edhe ne do të pastrojmë vendin tonë, ku kushdo që mundohet të hajë të tjetrët mbas shpine të shkojë aty ku e meriton, kjo është rruga jonë, Krenarë për PS, Shqipërinë, për të gjitha gratë shqiptare, nuk ka rendësi socialiste apo demokrate ju uroj të gjithave gëzuar 8 Marsin, të luftojmë të gjithë bashkë që gratë të bëhen më të forta dhe burrat më të mençur", tha Rama gjatë takimit. 

Lini një Përgjigje