Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Pallatin e Kongreseve gratë dhe vajzat nga i gjithë vendi me rastin e 8 Marsit, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Sipas kreut të qeverisë, gratë janë të përfshira në të gjitha nivelet e vendimmarrjes dhe kjo është meritë e PS.
Nëse në Shqipëri do të votonin vetëm gratë, kryeministri Rama thotë se PS do merrte 90 mandate.
"Besoj shumë në radhë të parë tek cilësia dhe mençuria e grave, nuk është e rastit dhe unë jam krenar për këtë. Nuk është e rastit që PS e votojnë më shume gra se sa burrat. Nëse do votonin vetëm gratë në Shqipëri ne do merrnin 90 deputetë. Këto janë shifrat. Dhe të them të drejtën nëse duhet zgjedh mes votës së një gruaja dhe të një burri, unë them votën e gruas. Sepse është më shumë se sa një votë, është një vendim. Gratë nënat nuk janë tifoze, burrat janë tifozë, janë skandalozë. Gratë janë nëna, motra, bija që kanë të lindur brenda vetes kujdesin për atë që vjen nesër. Gratë e ndërtojnë fatin", tha Rama.
Pas kësaj Rama pati edhe një thirrje për grate, ku u that ë mos i linin burrat të votojnë më 11 Maj pasi u marrin në qafë.
Lini një Përgjigje