Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një takimi me gratë me ratsin e 8 marsit, akuzoi kryeminsitrin Rama se zhduku 60 mln euro, të cilat i dha qeveria franceze për gratë.
“Do t’u jap një shembull, para një viti, qeveria franceze i akordoi qeverisë shqiptare 60 milionë euro të destinuara për ndihmën e grave. Ç’është e vërteta, unë e vlerësova. Po pse ku shkuan ato? Ato u futën në buxhet për t’u vjedhur.
60 milionë euro nuk ishin pak se me 60 milionë euro mund të zbusje kreditë e mijëra grave në biznes. Me 60 milionë euro mund të mbështesje mijëra start-upe të tyre. Plus që në ato 60 milionë euro, duhet të fusje edhe ti një fond. Por ky fond u trupëzua i tëri në buxhet dhe humbi krejtësisht destinacionin e tij. U ndala këtu tek shëmbëlltyra.
Edhe atëherë kishte anëtare të Byrosë Politike, edhe atëherë kishte organizatë gruaje, edhe sot ka disa ministre, por problemi është se nuk i dëgjon njëherë të flasin për problematikat e mëdha të nënave, motrave, grave, vajzave, për punësimin e tyre, për biznesin e tyre, për lehtësitë që meritojnë.
Faktikisht po të vini re fjalorin e përditshëm, janë të përjashtuara. Nuk flitet për gratë, sikur nuk ekzistojnë.
Ndërkohë ato janë absolutisht më të dhunuarat ndoshta në të gjithë Europën", tha Berisha.
Lini një Përgjigje