
Në Pallatin e Brigadave kryeministri Rama ka mbledhur ministrat dhe drejtuesit e qarqeve.
Ky është takimi i dytë, si vijimësi i takimit të zhvilluar një ditë më parë. Në këtë takim fokusi gjithashtu do të jetë te zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ju rikujtojmë se kreu i PS, në një takim që zhvilloi me gratë dhe vajzat socialiste me rastin e 8 Marsit paraditen e sotme foli për sfidën që ka Shqipëria në 11 Maj dhe barrën e pashmangshme të Partisë Socialiste.
Sipas Ramës burrat do të hidhen në fushë që të meritojnë mandate duke nënkuptuar pjesën e listave të hapura. Ndërsa në listat e mbyllura do të ketë gra, vajza dhe djem që do të jenë sipas tij forca e të resë.
Lini një Përgjigje