TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Mars 2025, 16:20

A do ta tradhtojë PD-në sërish Shpëtim Idrizi? Berisha besimplotë te kreu i çamëve: Nuk largohet këtë herë

Shkruar nga Pamfleti

A do ta tradhtojë PD-në sërish Shpëtim Idrizi? Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Dali Berisha ka folur lidhur me koalicionet me PD për zgjedhjet e 11 Majit. Në një bashkëbisedim në rrjetet sociale, ai iu përgjigj frikës së një militanti se Shpëtim Idrizi që iu bashkua koalicionit me PD, mund të iki tek socialistët.

Berisha u shpreh i bindur se këtë herë, Idrizi do të qëndrojë besnik i Partisë Demokratike.

“A ka mundësi që PDIU të ikë nga PD tek PS? Berisha: Më shumë se 2/3 ka qenë me PD. Ka kaluar një moment me PS, por janë gjëra që ndodhin në politikë, po këtë herë janë besnik të PD-së”, tha Berisha.

Kujtojmë se përveç aleatëve të tij të përhershëm si Ilir Meta, Agron Duka, Nard Ndoka, Vangjel Dule dhe Shpëtim Idrizi, (aleati i tij edhe i 2021) krah Berishës janë renditur dhe parti të cilat në zgjedhje marrin shumë pak vota.

Pjesë e koalicionit është Kujtim Gjuzi me partinë e tij PKKA, Kostaq Papa me partinë e tij Partia Emigracioni Shqiptar, i cili u fut në Kuvend në maj të 2019-ës, pas djegies së mandateve nga PD,  duke zëvendësuar ish-kryeministrin Berisha. Edhe Sazan Guri me “Partia Aleanca Europiane Ekologji” i është bashkuar Berishës në këto zgjedhje. 

Lini një Përgjigje