
Drejtuesi politik i PL në Berat, Lefter Maliqi ka deklaruar se brenda datës 2 ose 3 Mars do të bëhet marrëveshja me Partinë Demokratike. Ai u shpreh gjithashtu se koalicioni do të bëhet me qëllimin e vetëm për të arritur fitoren.
“Brenda datës 2-3 do të bëhet marrëveshja me PD-në, por ama bashkimi duhet të për arritur në fitore. Veten e quaj lider lokal dhe dua të them se ka të bëjë shumë kandidati, pasi populli do kandidatë të ndershëm dhe që zgjidhnin hallet e popullit. Unë kam dalë këtu dhe kam thënë se mund të jetë surprizë qarku i Beratit 4 me 3, duke ditur që kandidatët duhet të jenë më kriter.
Duhet punë në bazë dhe duhet takuar votuesi. Nuk duhet të mendosh vetëm për tu bërë deputetë. Unë i kam vazhduar gjithmonë takimet e mia. Unë shpresoj që të bëhem deputet. Unë dua që të marr bashkinë e Kuçovës sepse është bashki e grabitur”, tha ai për “Ora News”.
Lini një Përgjigje