TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2025, 19:44

“Më 11 maj, fitore e garantuar”, Dule akuza Ramës: Ka shkaktuar kriza në raportet Shqipëri-Greqi për interesa personale

Shkruar nga Pamfleti

“Më 11 maj, fitore e garantuar”, Dule akuza Ramës: Ka

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, gjatë takimit me shqiptarët në Athinë, u ka bërë thirrje emigrantëve të regjistrohen deri më 4 mars dhe të votojnë për zgjedhjet e 11 majit.

“Deri më 4 mars regjistrohuni, me vullnetin tuaj, regjistroni familjarët, i bëni kontributin më të madhe vetes, familjes shoqërisë dhe vendit. Fitorja më 11 maj është e garantuar, le ta bëjmë më të madhe, më të gjerë, më bindëse dhe më të fortë”, tha Dula.

Ndër të tjera ai u ndal te marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë, i cili tha se kryeministrit Rama ka shkaktuar “kriza të njëpasnjëshme për interesat e tij”.

“11 maji nuk është një datë e thjeshtë, është diçka shumë më e madhe, shumë e e lartë dhe shumë më sfiduese. Kemi përballë një sfidë të madhe dhe historike. Ne kemi sfidën tu tregojmë të gjithëve se nuk e meritojmë narkoqeverinë e Edi Ramës. Ne nuk kemi demokraci, kemi autokraci. Dhe nëse do të shikoni me vëmendje, fjalën e nënpresidentit amerikan, ishte njësoj sit ë përshkruante situatën e demokracisë në Shqipëri, kur fliste për kundërshtarë të burgosur.

Marrëdhënie Shqipëri-Greqi, këto 12 vite kanë qenë një spirale krizash të njëpasnjëshme. Kemi një qeveri të personalizuar, që edhe interesat e shenjta të politikës së jashtme nuk heziton t’i vërë në shërbim të sektit që drejton.

Është Edi Rama ai që shkakton krizat e njëpasnjëshme për interesat e tij. Ndaj deri më 4 mars regjistrohuni, me vullnetin tuaj, regjistroni familjarët, i bëni kontributin më të madhe vetes, familjes shoqërisë dhe vendit. Fitorja më 11 maj është e garantuar, le ta bëjmë më të madhe, më të gjerë, më bindëse dhe më të fortë”, u shpreh Dule.

 

Lini një Përgjigje