TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2025, 16:15

Mbërrin në Tiranë presidenti i Emirateve të Bashkuara, pritet me ceremoni nga Rama te Pallati i Brigadave

Shkruar nga Pamfleti

Mbërrin në Tiranë presidenti i Emirateve të Bashkuara,

Ka mbërritur në Tiranë presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Ai është pritur në aeroport nga kryeministri Edi Rama.

Mohamed bin Zayed Al Nahyan vjen për herë të parë si president i EBA në vendin tonë, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë. Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me ceremoni shtetërore te Pallati i Brigadave. 

Mbërrin në Tiranë presidenti i Emirateve të Bashkuara,
Edi Rama dhe Mohammed Bin Zayed Al Nahyan në ceremoninë e Pallatit të Brigadave

Së bashku me kryeministrin, Al Nahyan u prit edhe nga disa prej ministrave të qeverisë, si dhe ishte e pranishme dhe një delegacion nga Emiratet Arabe të cilët shoqëronin presidentin e tyre. 

Pritet që Rama dhe bin Zayed Al Nahyan të zhvillojnë një takim “kokë më kokë” dhe më pas do të firmosin disa marrëveshje mes palëve. 

Ardhjen e tij për herë të parë në Tiranë, e njoftoi një ditë më parë kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë, tha se vizita e tij në Shqipëri, shënjon një gur të rëndësishëm kilometrik dhe të një partneriteti të forcuar kohët e fundit. Kryeministri Rama tha gjithashtu se sheiku Mohammed Bin Zayed Al Nahyan nxiti marrëveshjen për portin e Durrësit, si dhe kishte rol kryesor në marrëveshjen trepalëshe me Italinë për investimin strategjik për lidhjen nënujore energjetike.

 

 

Lini një Përgjigje