TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2025, 13:13

Rama sherr me komentuesit për ndërtimet pa leje: I trashëguam nga këneta, e bëri Shqipërinë lesh e li!

Shkruar nga Pamfleti
Rama sherr me komentuesit për ndërtimet pa leje: I trashëguam nga
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve në rrjete sociale lidhur me panairin e parë të punës që do të mbahet në 2 mars.

Rama u shpreh se ka plot shqiptarë që kthehen dhe se pensionet europianë nuk mund të realizohen pa marrëveshje ashtu siç u bë me Italinë.

“Ka plot shqiptarë që kthehen. E keni parë që ju del llogaria më mirë sdomos kur kursimet e tyre andej i investojnë këtej për një fermë, agroturizëm.

Pensionet europiane nuk bëhen aq kollaj si në komente. Çdokush thotë do pension europian në Shqipëri por sigurimet i ka bërë në Greqi dhe nuk është e mundur pa mbyllur marrëveshjet e pensioneve me Greqinë siç e mbyllëm me Italinë. Por kur erdhëm në detyrë nuk kishte fare marrëveshje, por Shqipëria nuk kishte fytyrë të ulej si e barabartë në tavolinë.”, tha Rama.

Një ndër komente ndaj Ramës kishte të bënte me problemin e pronave të ndërtuara pa leje.

Për këtë Rama, fajsoi Berishën, që tha se 'e bëri Shqipërinë lesh e li'.

Ram tha se “ndërtimet e bëra në pronën e të tjerëve apo dhe në tënden ke shumë të drejtë. Këtë e kemi peshqesh nga këneta jonë që e bëri Shqipërinë lesh e li, por dhe kjo hap pas hapi po vihet në vend dhe brenda kohës së negociatave me Bashkimin Europian do ta mbyllim dhe këtë plagë të madhe që e trashëguam nga këneta jonë dhe Shqipëria 2030 nuk do ta ketë më këtë problem”.

rama berisha

Lini një Përgjigje