TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2025, 08:40

Në Itali 40 miliardë dollarë, në Shqipëri 'vizitë speciale'; pse Rama mburret me ardhjen e sheikut arab në Tiranë?

Shkruar nga Pamfleti
Në Itali 40 miliardë dollarë, në Shqipëri
Mohammed bin Zayed Al Nahyan, Giorgia Meloni dhe Edi Rama

Nëse në Romë, sheiku do të zbarkojë me dhurata të majme, nga ana tjetër vizita në Shqipëri është trajtuar më shumë si një moment simbolik dhe propagande sesa si një marrëdhënie strategjike e bazuar në investime konkrete me shifra të mëdha. 

Kryeministri Edi Rama njoftoi dje në Facebook një vizitë zyrtare në Tiranë nga sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, që do të vijë ditën e sotme (23 Shkurt) në Shqipëri.

I njëjti lajm është raportuar edhe nga mediat italiane, të cilat shkruajnë se sheiku Mohammed bin Zayed të zbarkojë gjatë mbrëmjes në Romë, ku do të pritet nga presidenti Sergio Mattarella, për aktin e parë të vizitës së tij të parë shtetërore në Itali, një dhuratë miliarda dollarës.

Vizita e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikut Mohammed bin Zayed Al Nahyan, në Itali dhe Shqipëri tregon një diferencë të madhe në trajtimin e marrëdhënieve dhe investimeve midis dy vendeve. Në Itali, vizita ka qenë e mbushur me marrëveshje konkrete dhe investime të mëdha, ku janë nënshkruar 14 marrëveshje qeveritare dhe mbi 30 marrëveshje mes kompanive nga të dy vendet, me një vlerë totale prej 40 miliardë dollarësh. Këto investime janë të orientuara në sektorë strategjikë si inteligjenca artificiale, teknologjitë nënujore, energjia, hapësira, mineralet kritike dhe ndërlidhjet dixhitale, duke treguar një angazhim të qartë ekonomik dhe politik mes dy vendeve.

Nga ana tjetër, vizita në Shqipëri është trajtuar më shumë si një moment simbolik dhe propagande sesa si një marrëdhënie strategjike e bazuar në investime konkrete me shifra të mëdha. Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar këtë si një vizitë "speciale" dhe ka vënë theksin në miqësinë personale me Presidentin Al Nahyan, si dhe në ndihmën që Emiratet kanë dhënë për Shqipërinë në të kaluarën, sidomos pas tërmetit të vitit 2019, pa thënë se çfarë përfitojnë shqiptarët nga kjo vizitë e bujshme.

Megjithatë, nuk është dhënë asnjë shifër konkrete mbi vlerën e investimeve të reja, ndryshe nga rasti i Italisë, ku shifrat dhe fushat e investimeve janë qartësisht të përcaktuara. Një nga projektet kryesore të përmendura në Shqipëri është marrëveshja trepalëshe Shqipëri-Itali-Emiratet për një lidhje energjetike nëpërmjet Adriatikut dhe investime në burime të rinovueshme të energjisë, por pa ndonjë informacion të qartë mbi vlerën e saktë të investimeve që Emiratet do të bëjnë në këtë projekt dhe sa është kapitali që do të përfitojë vendi ynë.

Diferenca mes këtyre dy vizitave mund të shpjegohet nga disa faktorë. Së pari, Italia është një ekonomi shumë më e madhe dhe më e qëndrueshme, duke ofruar mundësi më të mëdha për investime të mëdha dhe një treg më të sigurt për kapitalin e Emirateve. Së dyti, infrastruktura italiane dhe stabiliteti i saj politik dhe ekonomik krijojnë kushte më të favorshme për zhvillimin e projekteve madhore në krahasim me Shqipërinë, ku edhe pse ka potencial, rreziku dhe mungesa e stabilitetit ekonomik mund të jenë faktorë që e kufizojnë angazhimin e Emirateve në investime të mëdha.

Një tjetër faktor i rëndësishëm është marrëdhënia diplomatike mes Italisë dhe Emirateve, e cila është e ndërtuar mbi dekada bashkëpunimi të ngushtë në fusha të ndryshme ekonomike dhe politike, duke bërë që Emiratet të kenë më shumë besim për investime të përmasave të mëdha.

Përsa i përket Shqipërisë, mungesa e shifrave konkrete dhe fokusi më shumë te aspekti simbolik i vizitës tregon se nuk ka një angazhim të qartë dhe të madh të Emirateve për të investuar në vend në të njëjtën mënyrë siç po bëjnë në Itali. Kjo mund të jetë për shkak se marrëdhënia ekonomike mes dy vendeve nuk është aq e fortë sa ajo mes Emirateve dhe Italisë, ose sepse projektet që po diskutohen në Shqipëri janë ende në fazat fillestare dhe nuk janë finalizuar akoma. Gjithashtu, retorika e përdorur nga Kryeministri Rama për këtë vizitë sugjeron më shumë një përpjekje për ta paraqitur atë si një arritje diplomatike, pa dhënë detaje të qarta mbi përfitimet ekonomike të Shqipërisë nga kjo vizitë.

Një tjetër aspekt që nuk mund të neglizhohet është konteksti historik i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Emirateve. Sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan ka vizituar Shqipërinë për herë të parë në vitin 1999, gjatë krizës së Kosovës, duke sjellë ndihma për refugjatët shqiptarë nga Kosova. Kjo lidhje historike dhe ndihmat pas tërmetit të vitit 2019 kanë krijuar një marrëdhënie të bazuar më shumë në ndihmë dhe mbështetje, sesa në një partneritet ekonomik strategjik. Për këtë arsye, Emiratet mund ta shohin Shqipërinë më shumë si një vend ku mund të japin ndihmë të përkohshme dhe investime të përqendruara në projekte specifike si ai i portit të Durrësit, sesa një partner të madh ekonomik për investime miliardëshe, siç e shohin Italinë.

Çfarë qëndron pas marrëveshjes Rama – Meloni me arabët?

Një partneritet prej 1 miliard euro dhe me 3 vende të përfshira, u bë i ditur në margjinat e Samitit Botëror të Energjisë së të Ardhmes në Emiratet e Bashkuara Arabe nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe homologu i saj shqiptar Edi Rama në fillim të Janarit.

Ky partneritet që do të shtrihet deri në vendin pritës të marrëveshjes, do të vendosë Kompaninë Kombëtare të Energjisë “Taqa”, një kompani emirate e angazhuar për energjinë e rinovueshme dhe infrastrukturën e qëndrueshme, përballë një tjetre, ende në hije, të një shteti që është ende një prodhues i madh i lëndëve djegëse fosile si gazi dhe nafta.

Plani parashikon që duke filluar nga viti 2028 një linjë e re nënujore mes dy brigjeve të detit Adriatik do të lejojë prodhimin dhe transferimin drejt Italisë të energjisë nga burime të rinovueshme si era dhe dielli, fushë në të cilën Shqipëria po përpiqet të rritet.

Ky është një projekt ekonomiko-energjetik që forcon partneritetin politik mes Ramës dhe Melonit, pas marrëveshjes së nënshkruar për transferimin e emigrantëve nga Italia në qendrat shqiptare, ndonëse pakti ka ngecur për shkak të pengesave ligjore. Por bashkëpunimi mes dy brigjeve të Adriatikut është i destinuar të jetë një element dallues që do të shoqërojë vitet e ardhshme të qeverisë së Giorgia Melonit, e cilësuar nga Edi Rama si “motra ime”.

Me të mbërritur, në fakt, kryeministri shqiptar festoi 48-vjetorin e lideres italiane, duke u gjunjëzuar dhe duke i dhuruar një shall. “Duhet ta ndaloni këtë histori,” buzëqeshi Meloni dhe bëri shaka. Rama shpjegoi se shalli është bërë nga një prodhues italian, i cili u zhvendos në Shqipëri dhe u bë shtetas shqiptar. Më pas ia vendosi asaj në kokë, duke marrë një falënderim nga kryeministrja që e përqafoi./Pamfleti

mohammed bin zayed al nahyan rama meloni

Lini një Përgjigje