TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shkurt 2025, 22:14

Edvin Kulluri: Nuk ka më dyshime, Rama dhe Berisha janë bashkë kundër SPAK-ut

Shkruar nga Pamfleti

Edvin Kulluri: Nuk ka më dyshime, Rama dhe Berisha janë bashkë

Edvin Kulluri, anëtar i “Djathtas 1912, deklaroi se partitë kryesore politike janë rreshtuar qartë kundër SPAK-ut. Sipas tij, kjo gjë u bë fare e qartë pas arrestimit të Veliajt.

Ka disa parti politike, ato kryesore, që janë rreshtuar qartë kundër SPAK-ut. Me ndalimin e Veliajt është e qartë që palët kryesore në Kuvend janë të pozicionuara qartë kundër organeve të reja të drejtësisë. Kjo pjesë e politikës, në inkoherencë të plotë me ato që thonë vetë dhe si votuan në vitin 2016, kanë dalë hapur kundër nismës që morën vetë për SPAK dhe GJKKO”, tha Kulluri në "A2CNN".

Sipas tij, duhet inkurajuar SPAK-u, sidomos nga opozita, që të mbajë nën vëzhgim administratën shtetërore. “Se ky është problemi kryesor në Shqipëri me abuzimin e votës. Unë lajthitjen e Ramës e kuptoj, por nuk e kuptoj pse opozita nuk e mbështet SPAK-un”, shtoi më tej Kulluri.

Sipas tij, është e pakuptueshme “pse opozita acarohet me SPAK-un që po kërkon të kufizojë abuzimet e qeverisë”.

Lini një Përgjigje