TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shkurt 2025, 19:17

"Iku sepse e vodhën", Bamir Topi: Ben Blushi, politikani më i aftë që kishte Parlamenti

Shkruar nga Pamfleti
"Iku sepse e vodhën", Bamir Topi: Ben Blushi, politikani më
Ben Blushi

Topi u shpreh se këta politikanë, të cilët kishin potencialin të bëheshin liderë të fortë, u rrënuan dhe u larguan nga skena politike për shkak të ‘kriminalizimit të sistemit dhe politikës’.

Ish-Presidenti Bamir Topi teksa ka kujtuar periudhën e kaluar politike, ka përmendur disa nga figurat më të njohura politike në vendin tonë të cilat kanë krijuar parti të tjera pas largimit nga partitë më të mëdha.

Blushi ka përmendur emra si Ben Blushi dhe Astrit Patozi, të cilët, sipas tij, janë bërë viktima të një sistemi të korruptuar që ka shkatërruar individët dhe partitë që kanë tentuar të ndryshojnë.

Topi u shpreh se këta politikanë, të cilët kishin potencialin të bëheshin liderë të fortë, u rrënuan dhe u larguan nga skena politike për shkak të ‘kriminalizimit të sistemit dhe politikës’. Ai thekson se kjo situatë është pasqyrë e asaj që ka ndodhur me Partinë Demokratike dhe me kryeministrin aktual.

“Pse pak ishte zoti Blushi? Një politikan nga më të aftët në Parlament, intelektual, qytetar, një zë publik, krijoi partinë dhe iku. Pse? Sepse e vodhën, e rrënuan siç na rrënuan ne”, tha Topi, duke theksuar se kjo është një situatë e përsëritur për ata që kanë tentuar të ndryshojnë sistemin.

“Kështu nuk është më çështje partish politike apo individësh, por është çështje sistemi. Këtu është ndërtuar një sistem që Shqipëria në çdo lloj rrethane, mbetet bipolare, pushteti dhe në pjesën opozitare mbetet PD.

Të kthehemi në të kaluarën, do të përmend disa emra. Duke marrë në konsideratë edhe pjesëmarrjen time në politikë pas Presidencës, ku bashkë me mua ishin një grup njerëzish të nderuar, pjesëmarrës në politikë, të njohur në publik, ndodhi ajo që ndodhi.

Pse pak ishte zoti Blushi? Një politikan nga më të aftët në Parlament, intelektual, qytetar, një zë publik, krijoi partinë dhe iku. Pse? Sepse e vodhën, e rrënuan siç na rruan ne. Pak ishte zoti Patozi? Gazetar, politikan, krijoi partinë e tij dhe iku edhe ai. Çfarë shoh unë këtu? Shoh individë që kanë krijuar disa parti politike. Kanë pasur akses mediatik gjatë gjithë kësaj periudhë dhe po të shikoni po vjen e ngushtohet hapësira e po dalin në pah sërish ata që e shkatërruan sistemin kryeministri aktual dhe kryetari i PD”, u shpreh Bamir Topi për “News 24”.

Lini një Përgjigje