TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shkurt 2025, 17:32

Gjin Gjoni kërkon me ngulm të bëhet deputet, ndjek këmba-këmbës Berishën në çdo takim

Shkruar nga Pamfleti
Gjin Gjoni kërkon me ngulm të bëhet deputet, ndjek
Gjin Gjoni në sallën e takimit në Parma dhe Sali Berisha gjatë fjalimit

Ish-gjyqtari Gjin Gjoni nuk i ndahet kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, si mbështetësi më i madh i partisë. Në vijim të turit të takimeve me Diasporën, Berisha ka zhvilluar një takim me emigrantët shqiptarë në Parma të Italisë.

Ajo që ra në sy ishte prezenca e ish-gjyqtarit sheik të Apelit, Gjin Gjoni, i cili shfaqet në çdo tur apo takim që ai zhvillon, dukshëm në kërkim edhe të një vendi të sigurt për deputet në zgjedhjet e 11 majit. Gjoni ndodhet aktualisht në listën e Primareve të qarkut Lezhë.

Madje në fund të takimit, Gjoni u pa teksa i afrohej ish-kryeministrit për një shtrëngim duarsh, përshëndetje apo për t'i treguar se ndodhej aty. Në një moment, nxori edhe telefonin për të filmuar dhe bërë fotografi me liderin e Partisë Demokratike. Këtë herë Gjoni ishte prezent më afër, në rreshtat e parë.

Lini një Përgjigje