TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shkurt 2025, 17:08

Berisha krahason veten me Trump: Tentuan ta vrasin gjatë fushatës, ndërsa mua më goditën!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha krahason veten me Trump: Tentuan ta vrasin gjatë fushatës,

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me shqiptarët e diasporës, ku sot është pritur nga emigrantët në Parma të Italisë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka krahasuar sulmin ndaj presidentit amerikan Donald Trump dhe incidentit të ndodhur ndaj tij në Tiranë në 6 dhjetor të vitit 2022.

“Janë dy foto miq. Foto e Trump kur tentuan ta vrasin në Butler, por është edhe një tjetër, kur Rama dhe klika e tij nxori para Sali Berishës një agjent të policisë kriminale dhe më goditi me shpresën se nuk do flisja më”, tha Berisha.

Kreu i PD e ka cilësuar si një përpjekje për ta ndaluar politikisht, duke e krahasuar me sulmet ndaj liderëve të opozitës në vende të tjera.

“E njëjta e keqe, të njëjtat tentakula, si në SHBA edhe në Shqipëri”, theksoi Berisha duke e akuzuar qeverinë për veprime të orkestruara kundër tij dhe opozitës.

Berisha u shpreh gjithashtu se pavarësisht këtyre akteve, Partia Demokratike do të vijojë betejën për ndryshimin politik në Shqipëri.

Lini një Përgjigje